TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Qershor 2026, 21:20

Plagosje me thikë në Vlorë, një person transportohet me urgjencë në spital

Shkruar nga Pamfleti

Plagosje me thikë në Vlorë, një person transportohet me

Një konflikt i ndodhur pasditen e së enjtes në lagjen “Isa Boletini” në Vlorë ka përfunduar me përdorimin e një mjeti prerës, duke lënë të plagosur një person.

Sipas informacioneve paraprake, i dëmtuari është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku po merr ndihmën e specializuar mjekësore. Fatmirësisht, i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas njoftimit për ngjarjen, forcat e policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur veprimet hetimore. Autoritetet po punojnë për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat që çuan në konflikt, si dhe për identifikimin dhe përgjegjësinë e personave të përfshirë.

Lini një Përgjigje