TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Korrik 2026, 11:58

Sherr me thika në Korçë, një person në gjendje të rëndë

Shkruar nga Pamfleti

Sherr me thika në Korçë, një person në gjendje

Një person ka mbetur i plagosur rëndë me thikë pas një sherri të ndodhur në afërsi të shkollës “Demokracia” në qytetin e Korçës.

Sipas informacioneve paraprake, raportohet se dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin, ndërsa gjatë sherrit është përdorur një mjet prerës. Si pasojë, njëri prej tyre ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.

Paraprakisht, bëhet me dije se një person i identifikuar si Gëzim Ramka 54 vjeç, dyshohet se ka plagosur me thikë në qafë Rigels Janaqin 42 vjeç.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e konfliktit dhe për të përcaktuar shkaqet e tij.

sherr korçë konflikt

Lini një Përgjigje