TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Korrik 2026, 11:36

Armë dhe municion luftarak, arrestohen 3 persona në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti
Armë dhe municion luftarak, arrestohen 3 persona në Tiranë
Foto nga operacioni

Dy persona kanë rënë në pranga gjatë një operacioni të Policisë së Tiranës, pasi u kapën duke qarkulluar me armë zjarri, ndërsa një 69-vjeçar u arrestua në një operacion tjetër, pasi në banesën e tij u gjetën armë dhe municion që dyshohet se posedoheshin me qëllim shitjen.

Sipas njoftimit të Policisë, operacionet e koduara “Shenja” dhe “Kodra” u zhvilluan në kuadër të punës për goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje dhe posedimit të armëve që përbëjnë rrezik për sigurinë publike.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, arrestuan në Rrugën e Dibrës shtetasit Shendi Sata 31 vjeç, dhe Shemsi Shaljani 43 vjeç.

Gjatë kontrollit, 31-vjeçarit iu gjet një pistoletë me municion, ndërsa nga verifikimet rezultoi se 43-vjeçari ishte në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Në operacionin “Kodra”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin Fatbardh Hyka 69 vjeç.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, në fshatin Kodër Kashar, u gjetën një pistoletë me municion, një armë gjahu dhe 112 fishekë, të cilat dyshohet se posedoheshin me qëllim shitjen.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje