TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Korrik 2026, 19:55

VIDEO/ Publikohen pamjet e aksidentit tragjik në Tiranë, momenti kur betonierja ‘fluturon’ mbi barrierat metalike

Shkruar nga Pamfleti
VIDEO/ Publikohen pamjet e aksidentit tragjik në Tiranë, momenti kur
Pamje nga aksidenti

Nga pamjet e siguruara, betonierja duket se hyn në mbikalim me shpejtësi, përplaset me një automjet tip "Audi" dhe më pas çan barrierat metalike mbrojtëse, duke rënë nga mbikalimi.

Janë publikuar pamjet e aksidentit tragjik të ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në rrethrrotullimin e TEG-ut, ku humbën jetën drejtuesi dhe pasagjeri i një kamioni pompë betoni.

Nga pamjet e siguruara, betonierja duket se hyn në mbikalim me shpejtësi, përplaset me një automjet tip "Audi" dhe më pas çan barrierat metalike mbrojtëse, duke rënë nga mbikalimi.

Sipas burimeve, dy personat që humbën jetën si pasojë e këtij aksidenti tragjik që ndodheshin në kamion janë shtetas egjiptianë. Për këtë arsye, identiteti i tyre ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, ndërsa autoritetet po vijojnë verifikimet.


Njëri prej tyre humbi jetën në vendngjarje, ndërsa tjetri edhe pse u dërgua në spital nuk arriti t'u mbijetonte plagëve dhe humbi jetën pas disa orësh.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit "Audi", 28-vjeçari me inicialet R.N., mbeti i plagosur, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Rrethanat e plota të aksidentit mbeten ende nën hetim, ndërsa grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkakun dhe dinamikën e saktë të ngjarjes. 

Kujtojmë se ky nuk është aksidenti i parë i rëndë në këtë mbikalim. Rreth tre vite më parë, në të njëjtën zonë ra nga mbikalimi një automjet tip Audi, duke shkaktuar një tragjedi ku humbën jetën tre të rinj: Erisilda Abedini, Sikela Përroi dhe 20-vjeçari Klevis Ruçaj.

aksidenti tragjik te rrethrotullimi i tegut

1 Komente

  1. A
    AT

    Cpune kan egjyptianet aty qe s’dine as shqip te kuptojne tabelat? Esht bere jeta dy groshe ne at vend…

    Lini një Përgjigje