TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Korrik 2026, 16:49

Doli jashtë planeve te pretendentët, mesfushori i kombëtares pranë transferimit tek ekipi i sapongjitur në Serinë A

Shkruar nga Pamfleti
Doli jashtë planeve te pretendentët, mesfushori i kombëtares
Mesfushori shqiptar, Luis Hasa

Luis Hasa është një hap larg transferimit te Frosinone. Sipas gazetarit të njohur italian Xhanluka Di Marcio, mesfushori shqiptar po kryen vizitat mjekësore me klubin e sapongjitur në Serinë A, duke vulosur kështu largimin e tij nga Napoli.

22-vjeçari vjen pas një sezoni pozitiv me Karrarezen në Serinë B, ku luajti në formë huazimi dhe spikati me paraqitjet e tij, duke bindur për cilësitë që zotëron në mesfushë.

Tashmë, Hasa do të ketë mundësinë të vazhdojë karrierën në elitën e futbollit italian me Frosinonen, skuadër që siguroi rikthimin në Serinë A. Te Napoli, ai nuk ishte pjesë e planeve të trajnerit Masimiliano Alegrit, gjë që u konfirmua edhe nga mungesa e tij në ndeshjen e fundit miqësore të ekipit.

Luis Hasa është gjithashtu pjesë e Kombëtares shqiptare. Ai u grumbullua për herë të parë në muajin qershor ku bër dhe debutimin me fanellën kuqezi.

luis hasa mesfushori shqiptar frosinone

Lini një Përgjigje