TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Korrik 2026, 16:05

Ofertë 25 mln euro për Ernest Muçin nga skuadra e Premier Ligës, zbulohen prapaskenat e fundit te Trabzonspori

Shkruar nga Pamfleti
Ofertë 25 mln euro për Ernest Muçin nga skuadra e Premier
Sulmuesi shqiptar, Ernest Muçi

Ernest Muçi është rikthyer në qendër të merkatos. Mesfushori ofensiv i Trabzonsporit raportohet se ka zgjuar interesin e Aston Vilës, me median "Epirote Report" që pretendon se klubi i Premier Ligës ka kërkuar informacione për 25-vjeçarin shqiptar.

Sipas të njëjtit burim, një transferim i mundshëm mund të arrinte vlerën totale prej 25 deri në 30 milionë euro. Gjithashtu, thuhet se Muçi mund t'i bashkohet fillimisht Aston Vilës në formën e huazimit, përpara se marrëveshja të bëhet përfundimtare.

Megjithatë, raportimi përmban edhe një pasaktësi. Në lajm thuhet se Trabzonspori pagoi 12 milionë euro për ta transferuar Muçin nga Beshiktashi, ndërkohë që shuma reale e operacionit ishte 9.5 milionë euro.

Zërat për interesimin e Aston Vilës janë pasqyruar menjëherë edhe nga mediat turke. "Taka Gazete", një prej mediave që mbulon nga afër zhvillimet e Trabzonsporit, i ka kushtuar vëmendje lajmit që po qarkullon në rrjetet sociale.

Nuk është hera e parë që emri i Ernest Muçit lidhet me Aston Vilën. Gjithsesi, Trabzonspori nuk ka arsye të nxitojë për një shitje, pasi futbollisti shqiptar është i lidhur me klubin me një kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2029, me mundësi zgjatjeje edhe për një sezon tjetër.

ernest muçi sulmuesi shqiptar aston vila trabzonspor

Lini një Përgjigje