TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Qershor 2026, 11:38

Zbulohen 2 automatikë dhe granata të fshehura në 'Pyllin e Sodës' në Vlorë, policia rrethon zonën

Shkruar nga Pamfleti
Zbulohen 2 automatikë dhe granata të fshehura në 'Pyllin e
Zbulohen 2 automatikë dhe 4 granata të fshehura në 'Pyllin e Sodës' në Vlorë

Katër granata dore dhe dy armë automatike janë zbuluar paraditen e së shtunës në zonën e Pyllit të Sodës në Vlorë, pranë kanalit të hidrovorit. Armatimi u konstatua gjatë kontrolleve në terren, ndërsa menjëherë pas sinjalizimit në vendngjarje mbërritën forcat e policisë.

Sipas verifikimeve paraprake, dyshohet se armët dhe granatat ndodheshin prej vitesh në këtë zonë dhe mund të jenë braktisur që prej periudhës së trazirave të vitit 1997. Hetuesit po punojnë për të përcaktuar kohën e saktë kur janë lënë aty.

Policia ka vendosur perimetër sigurie dhe ka izoluar zonën deri në përfundimin e procedurave teknike. Burime paraprake bëjnë me dije se armatimi është gjetur i mbështjellë dhe nuk ka paraqitur rrezik të menjëhershëm për banorët apo kalimtarët.

Në vendngjarje priten ekspertët e specializuar për të kryer largimin dhe asgjësimin e municioneve, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur origjinën e tyre. Gjithashtu do të kryhet ekspertim balistik për të verifikuar nëse armët janë përdorur në ngjarje kriminale të mëparshme. 

zbulohen arme ne pyllin e sodes

Lini një Përgjigje