
Në një intervistë ndryshe në “Artkand” në Top Channel, artisti Gazmend Leka foli për telajon e fundit të sjellë në ekspozitë.
Artisti kujtoi ndër të tjera kohën e diktaturës, ku me urdhrin e Mehmet Shehut, shkolla e përjashtoi teknikën e artit të nudos, që e quante “jo të moralshme”.
“Kur isha unë student, u ndaluan nudot, u quajtën të turpshme. Mehmet Shehu tha ça janë këto, hiqini. Ne u rritëm si brez pa nudot, ishte një gjë esenciale për shkollën e artit. Në ndërrimin e sistemeve ishte mpirë, unë i kam futur nudot gjithmonë në kompozimet e mia, por janë të përziera. Është kthim jo në parajsë, por në ferr. Në 97’ e dimë, kemi shpëtuar kot nga plumbat qorr. Ka qenë e tmerrshme, edhe pse sot qeshim”,-tregoi Leka.
Artisti festoi 71-vjetorin dhe u surprizua nga regjia në studio me këngën e ditëlindjes.
Lini një Përgjigje