TAGS-AT E JAVËS

LIVE UPDATES 8 Maj 2026, 19:43

Minutë pas minute/ PD mban protestën e 8-të kombëtare, sërish përplasje me policinë

Shkruar nga Pamfleti
4 JAVE ME PARE

Policia bllokoi turmën, Berisha: Kriminelët do marrin përgjigjen e merituar

Minutë pas minute/ PD mban protestën e 8-të kombëtare,
Sali Berisha duke folur në protestë

Është mbyllur pas afro dy orësh protesta e tetë kombëtare e Partisë Demokratike në Tiranë, ndërsa turma e protestuesve ka nisur të largohet drejt selisë blu.

Tubimi i opozitës u shoqërua me tensione dhe përplasje me policinë pranë ish-hotel “Dajtit”, ku forcat e rendit bllokuan marshimin e protestuesve drejt Kuvendit dhe Ministrisë së Brendshme.

Gjatë protestës, policia përdori ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të mbajtur larg turmën, ndërsa protestuesit tentuan disa herë të çajnë kordonin e sigurisë.

Në përfundim të tubimit foli kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili akuzoi policinë dhe qeverinë për bllokimin e marshimit të opozitës.

Kriminelët do marrin përgjigjen e merituar. Ishim në një marshim paqësor. Dhe u shkelmua Kushtetuta, u bllokua rruga. Ata do të marrin përgjigjen e merituar, këta kanë kryer një krim të shëmtuar. Ne po bënim marshim paqësor. Edi Balluku dhe Lubi Rama nuk do shpëtojnë pa shkuar para ligjit”, deklaroi Berisha.

Protesta e kësaj mbrëmjeje nisi para Kryeministrisë pa fjalime politike, ndërsa opozita kishte paralajmëruar një marshim në rrugët e Tiranës.

4 JAVE ME PARE

Vijojnë tensionet në protestë, policia bllokon protestuesit pranë ish-hotel “Dajtit”

Minutë pas minute/ PD mban protestën e 8-të kombëtare,
Tensione në protestë

Vijon të mbetet e tensionuar protesta e opozitës në Tiranë, ndërsa forca të shumta policie kanë bllokuar lëvizjen e protestuesve pranë ish-hotel “Dajtit”.

Turma e protestuesve, e cila u largua nga zona e Kryeministrisë në drejtim të Ministrisë së Brendshme dhe Kuvendit, është ndalur nga kordoni i policisë në hyrje të segmentit pranë Xhamisë së Namazgjasë.

Demokratët kanë tentuar disa herë të çajnë kordonin e sigurisë, por pa sukses, ndërsa nga turma dëgjohen thirrje të vazhdueshme “Hapeni rrugën”.

Ndërkohë, policia ka përdorur herë pas here ujë me presion për të mbajtur larg protestuesit dhe për të mos lejuar avancimin e tyre drejt zonës së Kuvendit.

Në terren vijojnë tensionet dhe përplasjet verbale mes protestuesve, deputetëve të opozitës dhe forcave të rendit, ndërsa situata mbetet dinamike.

 

4 JAVE ME PARE

Tensionet në protestë, Berisha nën ‘rrebeshin’ e ujit me presion (Foto)

Minutë pas minute/ PD mban protestën e 8-të kombëtare,
Protesta e PD

Prej pothuajse 30 minutash në bulevardin Dëshmorët e Kombit po zhvillohet një përplasje mes protestuesve dhe policisë.

Policia përdori një skenar tjetër, të paaplikuar më parë, duke bllokuar lëvizjen e protestuesve, të cilët nga Kryeministria kishin në plan të shkonin drejt Ministrisë së Brendshme. Por një makinë që hedh ujin me presion dhe disa qindra forca policore kishin krijuar një kordon sigurie në bulevard, pranë ish-hotel Dajtit, duke mos lejuar marshimin e protestuesve.

Minutë pas minute/ PD mban protestën e 8-të kombëtare,

Policia përdori ujin me presion dhe sasi të vogla të gazit lotsjellës, ndërsa nga opozita u hodhën disa molotovë, shumë më pak në sasi se protestat e mëparshme.

Minutë pas minute/ PD mban protestën e 8-të kombëtare,

Tensione të herëpashershme janë shënuar gjatë protestës, ndërsa sulmit me ujë nuk i ka shpëtuar as kreu demokrat, Sali Berisha. Megjithëse i rrethuar nga truproja, Berisha është gjendur nën sulmin me ujë, të hedhur nga automjeti që zakonisht përdoret për të shpërndarë protestuesit.

Flamur Noka, Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, ka kërkuar që të lejohen protestuesit të marshojnë, ndërsa akuzoi Policinë për shkelje të ligjit.

4 JAVE ME PARE

“Pse bllokoni protestën?”, Bardhi dhe Noka akuza policisë: Nuk e ndaloni dot opozitën, shkoni arrestoni Ramën

Minutë pas minute/ PD mban protestën e 8-të kombëtare,
Gazmet Bardhi

Tensionet kanë vijuar në protestën e opozitës në Tiranë, ndërsa pranë zonës së Hotel Dajtit janë regjistruar përplasje verbale mes drejtuesve të Partisë Demokratike dhe efektivëve të policisë.

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, është përplasur me forcat e rendit duke kërkuar llogari për bllokimin e rrugës dhe ndalimin e marshimit të protestuesve.

Pse provokoni? Pse bllokoni protestën? Keni ligj ju apo jo? Shkoni arrestoni Ballukun dhe Ramën, jo ata që protestojnë kundër korrupsionit”, deklaroi Bardhi.

Ndërkohë, situata në terren mbetet e tensionuar, ndërsa policia herë pas here ka përdorur ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të mbajtur larg protestuesit nga kordoni i sigurisë.

Edhe sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, reagoi ashpër ndaj Policisë së Tiranës dhe drejtorit Skënder Hita.

Ne nuk na ndalojnë dot. Skënder Hita është kamikaz. Ta harrojë se mund të ndalojë opozitën”, tha Noka për mediat.

Protestuesit janë larguar nga Kryeministria drejt Ministrisë së Brendshme dhe Kuvendit, ndërsa nga turma janë hedhur edhe molotovë në drejtim të forcave të policisë.

 

4 JAVE ME PARE

Berisha me maskë anti-gaz, Bardhi sulmohet me topa uji; çfarë ndodh në protestën e PD

Minutë pas minute/ PD mban protestën e 8-të kombëtare,

Bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’ ka vendosur përballë protestuesit e thirrur nga Partia Demokratike dhe efektivët e Policisë së Shtetit, që sapo nisi marshimi opozitar, me shpejtësi krijuan kordonët e sigurisë duke moslejuar disa qindra mbështetës të PD që të shkojnë drejt Ministrisë së Brendshme.

Minutë pas minute/ PD mban protestën e 8-të kombëtare,

Policia përdori ujin me presion dhe gaz lotsjellës, ndërsa në drejtim të autobotit u hodhën molotovë.

Minutë pas minute/ PD mban protestën e 8-të kombëtare,

Berisha dhe truprojet e tij, duket se ishin të përgatitur teksa kishin maska anti-gaz. Në anën tjetër, Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, tentoi të kishte një komunikim në distancë me policinë, por nuk i shpëtoi një sulmi me ujë nga ana e policisë.

Minutë pas minute/ PD mban protestën e 8-të kombëtare,

Nga pamjet e publikuara, Bardhi shfaqet i habitur nga mënyra se si Policia veproi duke ndërprerë marshimin e protestuesve.

4 JAVE ME PARE

Tensione në protestën e PD, policia përdor ujë dhe gaz lotsjellës (Video)

Minutë pas minute/ PD mban protestën e 8-të kombëtare,
Tensione në protestë

Protestuesit u larguan nga Kryeministria drejt Ministrisë së Brendshme, ndërsa pranë Hotel Dajtit u përplasën me forcat e policisë. Nga turma u hodhën molotovë.

Kanë nisur tensionet në protestën e opozitës në Tiranë, pasi turma e protestuesve u largua nga Kryeministria dhe marshoi drejt Ministrisë së Brendshme.

Përballë zonës së Hotel Dajtit, policia ka bllokuar avancimin e protestuesve duke krijuar kordon sigurie, ndërsa më pas ka përdorur ujë me presion dhe gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës.


Nga ana tjetër, protestuesit kanë hedhur molotovë dhe mjete të tjera në drejtim të forcave të rendit, duke sjellë përshkallëzim të situatës në zonë.

Minutë pas minute/ PD mban protestën e 8-të kombëtare,

Në terren ndodhen forca të shumta policie, ndërsa situata vijon të jetë e tensionuar në afërsi të Ministrisë së Brendshme dhe bulevardit qendror.

Protesta e kësaj mbrëmjeje nisi para Kryeministrisë pa fjalime politike, ndërsa opozita kishte paralajmëruar marshim në rrugët e Tiranës.

Minutë pas minute/ PD mban protestën e 8-të kombëtare,

4 JAVE ME PARE

Protesta e PD nis pa fjalime, pritet marshim në rrugët e Tiranës

Minutë pas minute/ PD mban protestën e 8-të kombëtare,
Protesta e PD

Ka nisur protesta e tetë kombëtare e Partisë Demokratike, ndërsa ndryshe nga tubimet e mëparshme, këtë herë nuk ka pasur fjalime politike nga drejtuesit e opozitës.

Në sfondin e protestës është dëgjuar vetëm zëri i gazetarit Bled Marku, i cili ka renditur akuzat dhe kritikat ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë.

Ndërkohë, protestuesit e mbledhur para Kryeministrisë kanë brohoritur vazhdimisht “Rama ik”, ndërsa situata deri tani paraqitet e qetë.

Pas grumbullimit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, protesta pritet të vijojë me marshim drejt Kuvendit dhe zonave të tjera të kryeqytetit.

Në zonën pranë Kuvendit janë marrë masa të forta sigurie, ndërsa policia ka ngritur një postobllok në hyrje të Xhamisë së Namazgjasë, duke mos lejuar protestuesit të ngjiten më tej drejt Parlamentit.

Në terren ndodhen qindra efektivë policie, ndërsa drejtori i Policisë së Tiranës, Skënder Hita, po ndjek nga afër zhvillimin e protestës dhe zbatimin e planit të masave.

4 JAVE ME PARE

Nis protesta e PD, demokratët sërish në shesh për largimin e Ramës

Minutë pas minute/ PD mban protestën e 8-të kombëtare,

Ka nisur protesta e tetë kombëtare e Partisë Demokratike para Kryeministrisë, ndërsa qindra mbështetës të opozitës janë mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Kreu i PD, Sali Berisha, ka dalë nga selia blu dhe është nisur drejt Kryeministrisë për t’iu bashkuar protestës së opozitës, e cila zhvillohet mes masave të forta të sigurisë dhe reshjeve të dendura të shiut që kanë përfshirë kryeqytetin.

Pavarësisht motit të keq, militantë dhe simpatizantë të PD kanë vijuar grumbullimin në shesh, ndërsa një pjesë e tyre kanë mbërritur edhe nga rrethet.

Në terren janë angazhuar rreth 1500 efektivë policie për mbarëvajtjen e tubimit, ndërsa vetë drejtori i Policisë së Tiranës, Skënder Hita, ndodhet në bulevard për të ndjekur nga afër situatën dhe zbatimin e planit të masave.

Prej orëve të pasdites, policia ka bllokuar disa akse kryesore në qendër të Tiranës, përfshirë bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe rrugët pranë Kryeministrisë.

Edhe pse më herët ishte raportuar se protesta nuk do të kishte fjalime politike dhe do të fokusohej te marshimi dhe format simbolike të protestës, para Kryeministrisë është vendosur një mini-podium, ndërsa mbetet ende e paqartë nëse do të ketë adresime nga drejtuesit e opozitës.

Protesta e sotme vjen pas tubimit të 17 prillit, i cili u shoqërua me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë pranë Kryeministrisë dhe Kuvendit.

 

4 JAVE ME PARE

Protesta e PD/ Hitaj inspekton masat, porosi policëve: Ruani qetësinë, tregoni profesionalizëm

Minutë pas minute/ PD mban protestën e 8-të kombëtare,
Skënder Hitaj duke inspektuar masat

Skënder Hitaj, drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ka inspektuar në terren masat e marra lidhur me protestën e opozitës, e cila do të zhvillohet në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, përpara Kryeministrisë.

Hitaj ka inspektuar masat e marra përreth godinës së Kryeministrisë, ndërsa ka kërkuar nga drejtuesit e uniformave blu që të ruajnë qetësinë dhe të tregojnë profesionalizëm.

Kjo është protesta e 9-të e thirrur nga opozita, ndërsa ende nuk dihet se cili nga skenarët do të aplikohen.

Opozita kërkon largimin e Kryeministrit Edi Rama, por deri më tani protestat e saj nuk kanë dhënë rezultatin e pritur, edhe pse kreu demokrat, Sali Berisha, flet për kilometrin e fundit në betejën me kreun e qeverisë.

4 JAVE ME PARE

PD sërish në shesh/ Opozita mban protestën e 8-të kombëtare, kërkohet largimi i Ramës

Minutë pas minute/ PD mban protestën e 8-të kombëtare,
Nis grumbullimi i militantëve

Tubimi i opozitës pritet të zhvillohet mes reshjeve të dendura të shiut dhe masave të forta të sigurisë në Tiranë...

Nis për pak minuta protesta e tetë kombëtare e Partisë Demokratike, ndërsa qytetarë dhe mbështetës të opozitës kanë nisur të grumbullohen para Kryeministrisë dhe në selinë qendrore të PD-së.

Tubimi është paralajmëruar të nisë në orën 19:00, por reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë Tiranën po e vështirësojnë zhvillimin e tubimit.

Në terren janë angazhuar rreth 1500 efektivë policie, ndërsa prej orëve të pasdites janë bllokuar disa nga akset kryesore në qendër të kryeqytetit. Vetë kreu i policisë Skënder Hita ka zbritur në terren. 


Policia ka ndaluar qarkullimin dhe parkimin e automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga zona e “Urës së Dajtit” deri te rruga “Ismail Qemali”, si dhe në disa rrugë të tjera pranë Kryeministrisë.

Minutë pas minute/ PD mban protestën e 8-të kombëtare,

Edhe pse më herët nga selia blu ishte bërë e ditur se protesta nuk do të kishte fjalime politike dhe do të fokusohej më shumë te marshimi dhe format simbolike të protestës, para Kryeministrisë është vendosur një mini-podium.

Mbetet ende e paqartë nëse gjatë tubimit do të ketë fjalime nga drejtuesit e opozitës apo podiumi do të përdoret për elementë të tjerë të organizimit. Ndërkohë kreu Sali Berisha ka shkuar në seli. 

Protesta e sotme vjen pas tubimit të 17 prillit, i cili u shoqërua me tensione të forta dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë.

Në protestën e kaluar, fillimisht u mbajtën fjalime nga drejtuesit e opozitës, ndërsa kreu i PD, Sali Berisha, hodhi akuza ndaj qeverisë për manipulim zgjedhor dhe kontroll të votës.

Pas përfundimit të fjalimeve, situata u tensionua kur një grup protestuesish hodhi molotovë, fishekzjarrë dhe mjete të tjera piroteknike në drejtim të godinës së Kryeministrisë.


Policia reagoi menjëherë duke ndërhyrë me gaz lotsjellës, ujë me presion, spraj djegës dhe shkopinj gome për shpërndarjen e protestuesve.

Përplasjet vijuan për disa minuta në bulevard, ndërsa më pas një pjesë e protestuesve u zhvendos drejt zonës së Kuvendit.

Pranë Xhamisë së Namazgjasë u regjistruan tensione të tjera, ku deputetë të opozitës, mes tyre Flamur Noka dhe Bledjon Nallbati, u përplasën me efektivët e policisë në përpjekje për të çarë kordonin e sigurisë.

Forcat e rendit përdorën autobotë me ujë me presion për të ndalur avancimin e protestuesve dhe për të mbajtur të bllokuar perimetrin e sigurisë pranë Kuvendit.

Si pasojë e përplasjeve, disa përfaqësues të opozitës mbetën të lënduar. Luçiano Boçi, Aulon Kalaja dhe Klevis Balliu përfunduan në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa Flamur Noka u pa i shtrirë në rrugë duke marrë ndihmën e parë pas efekteve të sprajit djegës.

Tubimi i 17 prillit zgjati afro dy orë dhe u mbyll me një mesazh përmbyllës të Sali Berishës nga selia e Partisë Demokratike.

4 JAVE ME PARE

Protesta e PD, policia “blindon” godinën e Parlamentit dhe Kryeministrinë; stacionohen makinat e ujit

Minutë pas minute/ PD mban protestën e 8-të kombëtare,
Makina e ujit duke u stacionuar te Kuvendi

Policia e Shtetit ka blinduar godinën e Kryeministrisë dhe atë të Parlamentit, në kuadrin e masave që zakonisht merren para protestave të thirrura nga opozita.

Rreth 90 minuta përpara orarit zyrtar të nisjes së protestës së thirrur nga Partia Demokratike dhe aleatët e saj, në godinën e Parlamentit, në rrugën e Elbasanit, dhe atë të Kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, janë pozicionuar jo vetëm trupat policore, por edhe makinat që hedhin ujin me presion.

Këto automjete stacionohen në oborret e brendshme të dy institucioneve dhe vihen në funksion sa herë ka tensione ose ndërmerren veprime për shpërndarjen e protestuesve, kur prej tyre hidhen molotovë në drejtim të forcave të rendit ose godinave.

Në total, Policia e Shtetit ka angazhuar mbi 1500 forca policore, duke përfshirë të gjithë repartet, ndërsa peshën më të madhe në rastet e protestave që konsiderohen të dhunshme, e mbajnë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ato Shqiponja.

Duket se Policia ka informacione se protestuesit pasi të mblidhen në bulevardin Dëshmorët e Kombit, do të shkojnë edhe te Parlamenti, një skenar tashmë i përsëritur disa herë. 

 

pd proteste shesh

Lini një Përgjigje