TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Qershor 2026, 18:05

Të shtëna me armë në Shijak, raportohet për të plagosur

Shkruar nga Pamfleti

Të shtëna me armë në Shijak, raportohet për të

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Shijak, ku janë raportuar të shtëna me armë zjarri.

Sipas informacioneve paraprake, nga të shtënat ka mbetur i plagosur të paktën një person, ndërsa ende nuk ka detaje zyrtare lidhur me gjendjen e tij shëndetësore.

Sipas të dhënave paraprake, bëhet fjalë për një konflikt mes dy të rinjve. Mësohet se personi i plagosur është shtetasi B.Guri.

Menjëherë pas sinjalizimit, forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur veprimet hetimore për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

Deri tani nuk dihet dinamika e plotë e ngjarjes, motivet e përplasjes apo identiteti i personit tjetër të përfshirë. Autoritetet po punojnë për dokumentimin e rastit dhe identifikimin e autorëve.

 

Lini një Përgjigje