TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Qershor 2026, 17:26

50 mijë ushtarë ende të vendosur në Lindjen e Mesme, Trump: S’kam ndër mend t’i tërheq pa arritur një marrëveshje

Shkruar nga Pamfleti
50 mijë ushtarë ende të vendosur në Lindjen e Mesme, Trump:
Presidenti amerikan, Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se nuk ka në plan të tërheqë rreth 50,000 trupat e përfshira në luftën e Iranit derisa të ketë një përfundim të qartë.

“Nuk i konsideroj trupat në rrezik. Ne kemi mbrojtjen më të mirë që dikush ka parë ndonjëherë. Ne kemi sulmin më të mirë që dikush ka parë ndonjëherë. Kështu që nuk e konsideroj rrezik. Do të thoja se do të ishte e pamatur ta bënim këtë, sepse ndoshta mund t'i përdorim ata”, i tha Trump moderatores së “Meet the Press”, Kristen Welker, gjatë një interviste të gjerë të regjistruar të publikuar sot.

Gjatë intervistës, Trump krahasoi numrin e viktimave në operacionin në Iran me luftën amerikane në Vietnam, gjatë së cilës SHBA-të humbën më shumë se 58,000 trupa.

“Kemi humbur 13 persona këtu dhe kjo është shumë. Trembëdhjetë persona, shumë. Por, nëse shikoni Vietnamin, ku u vranë qindra mijëra njerëz, nëse shikoni cilëndo nga shtatë ose tetë luftërat e fundit ku u vranë shumë, shumë njerëz, ne humbëm 13. Dhe përsëri, 13 janë shumë. Nuk dua të humbas asnjë. Por 13 është më pak nga sa ka imagjinuar ndonjëherë kushdo. Mendoj se po bëjmë një punë të shkëlqyer”, tha ai.

Kujtojmë se 13 ushtarë amerikanë janë vrarë në lidhje me konfliktin. Gjashtë ushtarë u vranë më 1 mars pas një sulmi iranian në portin Shuaiba të Kuvajtit. Një ushtarak vdiq më 8 mars pas një sulmi nga Irani në Bazën Ajrore Prince Sultan në Arabinë Saudite dhe gjashtë ushtarë vdiqën më 12 mars kur një aeroplan furnizimi me karburant i Forcave Ajrore Amerikane KC-135 Stratotanker u rrëzua në Irakun perëndimor.

 

trump shba trupat lindje mesme

Lini një Përgjigje