Janë publikuar pamjet nga momenti kur kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj nuk u lejua të futej në ambientet e Kuvendit. Ai u ndalua nga punonjësit e Gardës pasi sipas tyre është ende i përjashtuar nga punimet e Kuvendit.
Siç shihet edhe nga pamjet pas debatit, Garda nuk e ka lejuar të futet në ambientet e Kuventi dhe më pas është nxjerrë jashtë.
Shehaj ka insistuar se ai e ka shlyer afatin e përjashtimit. Sipas tij afati i përjashtimit ka përfunduar më 22 korrik.
“Si i ndaloni deputetët të hyjnë. Hiqi duart do të mbani përgjegjësi. Më tregoni mua urdhrin, vendimin. Mos më shty” tha ai.
Lini një Përgjigje