Një i ri ka mbetur i plagosur pasditen e kësaj të enjteje në një incident të ndodhur në det, pasi dyshohet se është goditur nga helika e një skafi, duke pësuar një prerje të rëndë në këmbë.
I plagosuri, i identifikuar si Santiago Çerçizi, u transportua me urgjencë për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa gjendja e tij shëndetësore nuk është bërë ende e ditur.
Sipas të dhënave paraprake të Policisë Kufitare, Çerçizi ndodhej në një mjet lundrues që po lundronte nga Karaburuni drejt Vlorës. Nga verifikimet e para dyshohet se ai ka rënë nga mjeti lundrues, duke pësuar dëmtim në këmbë.
Policia Kufitare ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes dhe po merr në pyetje personat e tjerë që ndodheshin në bord në momentin e incidentit. Hetimet vijojnë për të përcaktuar dinamikën e saktë të plagosjes.
Lini një Përgjigje