TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Korrik 2026, 12:35

“Dëgjoni zërin e protestuesve”/ Noka përplaset me mazhorancën: Jeni zhgarravina, fusni në rend dite kërkesat tona

Shkruar nga Pamfleti
“Dëgjoni zërin e protestuesve”/ Noka përplaset me
Noka

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, kërkoi gjatë seancës plenare që në rendin e ditës të përfshihen kërkesat e paraqitura nga grupi parlamentar i PD-së, duke deklaruar se ato përputhen me kërkesat e qytetarëve që po protestojnë jashtë Kuvendit.

Në fjalën e tij, Noka akuzoi mazhorancën se po trajton me përparësi kërkesat e saj, ndërsa sipas tij, po neglizhon dhe po refuzon të shqyrtojë propozimet e opozitës. Ai tha se kjo mënyrë veprimi është e papranueshme dhe cenon funksionimin normal të Parlamentit.

Demokrati u shpreh se protestuesit jashtë godinës së Kuvendit janë qytetarë që kërkojnë të dëgjohen dhe se kërkesat e opozitës pasqyrojnë shqetësimet e tyre. Sipas Nokës, mazhoranca po e shndërron Kuvendin në një institucion të degraduar dhe po e ul autoritetin e tij.

Gjatë fjalës së tij, Noka përdori edhe një gjuhë të ashpër ndaj deputetëve socialistë, duke iu drejtuar atyre me termin “zhgarravina”, ndërsa i kërkoi drejtueses së seancës që kërkesat e Partisë Demokratike të futen me urgjencë në rendin e ditës.

“Kjo që po ndodh është turp për çdo parlament. Ju solli grupi një kërkesë dhe e trajtoni me urgjencë, ndërsa një kërkesë të grupit tonë, kërkesë që përputhet plotësisht me protestat, ju e neglizhoni dhe i hidhni në kosh.

Ata janë qytetarë, kjo është opozita e vendit. Po e shndërroni Kuvendin në palo Parlament. Po shndërrohet në institucionin më të poshtëruar. Ju jeni zhgarravina, s’doja t’ju thoja por s’kam ç’bëj. Fut me urgjencë në Rend dite kërkesat tona”, tha ai.

Lini një Përgjigje