TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Korrik 2026, 18:21

Boçi: Rama përdori dhimbjen e një nëne për sulm politik

Shkruar nga Pamfleti
Boçi: Rama përdori dhimbjen e një nëne për sulm
Luçiano Boçi

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku ky i fundit komentoi rastin e nënës së një fëmije autik, e cila u prek nga gazi lotsjellës gjatë protestës pranë Parlamentit.

Sipas Boçit, kreu i qeverisë përdori një gjuhë urrejtjeje ndaj qytetarëve që protestojnë dhe, në vend që të tregonte solidaritet me nënën dhe fëmijën e saj, i shndërroi ata në objekt të përplasjes politike.

"E paprecedentë gjuha e urrejtjes, gjuha kriminale dhe mimika përçmimit, që një kryeministër e abuzon drejt qytetarëve të tij, të gjendur nën sulm barbar nga policia politike e tij. Në këtë fjalë, asfare Rama nuk merr në mbrojtje nënën e fëmijën autik. Përkundrazi i shfiguron vuajtjen e tyre, i linçon dhe terrorizon dhe njëherë tjetër, duke i bërë top për t'i hedhur si gjyle kundër protestuesve që iu gjendën pranë. Tani jo me gaz por me bomba fjalësh të përçudnuara dhe të ngarkuara me mallkime, akuza dhe të pavërteta", shkruan Boçi.

Deputeti demokrat shprehet më tej se deklaratat e kryeministrit përbëjnë një tjetër arsye për vijimin e protestave kundër qeverisë.

"Tek ky njeri tashmë ka vdekur çdo sentiment njerëzor, se për logjikë nuk bëhet fjalë. Arsyet për të qëndruar në protestë shumëzohen me shumë herë pas kësaj maskarade teatrore si përmendore turpi dhe papërgjegjshmërie e një njeriu që ecën si zombi nën hijen e pushtetit të tij, tashmë në shkërmoqje e sipër", përfundon reagimin e tij Boçi.

 

luçiano boçi

Lini një Përgjigje