TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Korrik 2024, 14:49

“Nuk kemi faj ne se je analfabet”, plas debati te komisioni i TIMS mes Salianjit dhe Ardi Veliut: Je kokë e këmbë lesh

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk kemi faj ne se je analfabet”, plas debati te komisioni i TIMS

Komisioni hetimor i TIMS kaloi në përdorimin e gjuhës ofenduese në seancën ku ishte ftuar për të dëshmuar ish drejtori i AMP-së dhe ish drejtorin e policisë së shtetit, Ardi Veliu.

Ardi Veliu, kërkon të dëshmojë pa mediat pasi sipas tij kemi të bëjmë me sekrete hetimore. Kjo ka shkaktuar debat deri dhe në përdorimin e gjuhës ofenduese.

Salianji e ka quajtur Veliun analfabet dhe i ka kërkuar të mos flasë me gjuhe sipas tij, jo etike.

Pjesë nga debati:

Ardi Veliu: Nuk kam ardhur të tallesh as ti askush këtu.

Salianji: Nuk e keni fjalën ju. Kur ta keni fjalën. Atëherë do të flasësh

Ardi Veliu flet pa mikrofon

Salianji: Zoti Qefalia do ta ketë ngaqë ka dyshim që dini të shkruani apo të lexoni. Me këtë gjuhë fol ndonjë vend tjetër. Bëjeni diku tjetër ku jeni mësuar.  Kur e drejtoj unë komisionin nuk e bën dot.

Ardi Veliu flet pa mikrofon

Salianji: Ti je lesh i tërë në këtë rast. Ti je kokë e këmbë lesh. Nëse ti je analfabet nuk e kemi fajin ne. Përpara meje e këtij komisioni rri me qetësi, drejtoju e përgjigju.

Toni Gogu: Nuk na kanë dhënë të drejtën të ofendojmë 

Lini një Përgjigje