TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Korrik 2026, 13:23

Programi ‘Dyfisho Sipërmarrjen’, Rama: Financime deri në 2 mln euro, përkrahim sipërmarrjet e vogla e të mesme!

Shkruar nga Pamfleti
Programi ‘Dyfisho Sipërmarrjen’, Rama: Financime deri në 2
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim më aktorë të sipërmarrjes dhe sistemit bankar në vend për promovuar dhe diskutuar ecurinë e programit të iniciuar nga Qeveria, “Dyfisho Sipërmarrjen tëndë”.

Ai theksoi ky program ka për qëllim përkrahjen financiare të sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme, për rritjen e tyre në një nivel tjetër. Me një tavan financimi prej 2 milionë eurosh, Rama theksoi se sipërmarrjet e mëdha janë të përjashtuara nga përfshirja në program.

“Ajo që ne synojmë me këtë program është që t'u japim krah ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme që të dyfishohen. Ato që janë të mesme të rriten dhe të bëhen thuajse të mëdha, ato që janë të vogla të bëhen të mesme”, tha Rama.

Kreu i qeverisë vuri në pah rëndësinë themelore që ka përfshirja dhe gatishmëria e Bankës së Shqipërisë në implementimin e suksesshëm të programit “Dyfisho Sipërmarrjen tënde”.

Ka qenë themelore që ne, nga ana jonë si qeveri e Shqipërisë, të kishim bashkëpunimin dhe vullnetin e Bankës së Shqipërisë dhe pastaj edhe të bankave të nivelit të dytë, që të paktën me fjalë na kanë garantuar që do të bëjnë pjesën e tyre si duhet për suksesin e këtij programi. Them të paktën me fjalë, sepse bankat janë futur në një zonë komforti të jashtëzakonshme, sepse, ndryshe nga të gjithë të tjerët që luftojnë për të fituar, bankat fitojnë pa luftuar”, tha Rama.

rama 2 mln euro

Lini një Përgjigje