Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të premteje në lagjen nr. 4 të qytetit të Sarandës, ku një 50-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë.
Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është Thimjo Rubati, rreth 50 vjeç, i cili u transportua me urgjencë në Spitalin e Sarandës. Ai po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për shkak të plagëve të marra.
Burime paraprake bëjnë me dije se ekzistojnë dyshime se ngjarja mund të ketë qenë një atentat i organizuar. Sipas të njëjtave burime, 50-vjeçari është qëlluar me armë zjarri nga persona që lëviznin me motor.
Menjëherë pas ngjarjes, forca të shumta policie mbërritën në vendin e ngjarjes dhe nisën hetimet për zbardhjen e rrethanave. Ndërkohë, policia ka blinduar hyrjet dhe daljet e qytetit të Sarandës, ndërsa vijojnë kontrollet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Pritet një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit për detaje të mëtejshme mbi ngjarjen.
Lini një Përgjigje