TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Qershor 2026, 12:35

Protestat masive, Berisha falenderon diasporën për pjesëmarrjen: Po vjen fundi i mafies

Shkruar nga Pamfleti
Protestat masive, Berisha falenderon diasporën për pjesëmarrjen:
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vlerësuar pjesëmarrjen e shqiptarëve të diasporës në protestat e zhvilluara gjatë fundjavës, duke e cilësuar mobilizimin si një ngjarje me rëndësi të veçantë për opozitën dhe vendin.

Në një konferencë për mediat, Berisha tha se protestat e së shtunës dhe të dielës shënuan një moment historik për nga numri i pjesëmarrësve, teksa falënderoi qytetarët që udhëtuan nga vende të ndryshme të botës për t’iu bashkuar tubimeve në Tiranë.

Berisha përsëriti akuzat e tij ndaj kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar largimin e tij nga detyra dhe duke e cilësuar protestën si një mjet për të ushtruar presion politik ndaj qeverisë.

“Dua të shpreh mirënjohje për ata dhjetëra mijëra qytetarë, që udhëtuan nga të katërt anët e botës dhe u bashkuan të shtunën dhe të dielën me dhjetëra mijëra qytetarë, duke i dhënë Tiranës dhe kombit një det të vërtetë shprese me protestën e tyre të paparë ndonjëherë. Weekendi që kaloi, kryengritja më paqësore më e fuqishme e njohur në histori, ishte weekendi i diasporës. Bashke atdhetarët e diasporës, anëtarë të PD, që zgjodhën të mbështesnin shkarkimin e Ramës. Kjo e bën fund e krye të pashpresë sundimin e mafies. Thirrja ime për çdo demokratë dhe mbështetës të PD, për çdo qytetar shqiptar që e do këtë vend, të vazhdojnë protestën më të fuqishme që ka njohur vendi, në misionin ndaj vendi dhe kombit, largimin sa më shpejt të Ramës, ndaj të cilit rëndojnë dosje korrupsion, mbi të rëndësojnë vjedhje të tmerrshme. Ai akuzohet se ka depozituar offshore 200 mln euro që ua ka vjedhur shqiptarëve. Seria e dosjeve është sa mali i Dajtit sa i takon miliarda eurove. Ai është kryehajdut, Ai ma vjedhur mld euro. Familjarët e tij figurojnë në dosjet e AKSHI-t, në Porto Romano dhe dosje të tjera. Protesta pothuaj gjysmë milion nuk ka forcë që ta shpëtojë, ndaj dorëheqje pa kthim për Ramën”, tha ai.

sali berisha protestat kunder rames

1 Komente

  1. s
    studio

    dy persona jane sot antare MAFIOZE qe nga 2008 ...RAMA bashke SALIUN....dhe nje tjeter ne burg LIKE FLORIRI....KOHA ti shkoni mbrapa.....

    Lini një Përgjigje