Shqetësim në kampin e Argjentinës vetëm një ditë përpara gjysmëfinales ndaj Anglisë. Lionel Mesi nuk është parë në seancën e fundit stërvitore të skuadrës, duke ngritur pikëpyetje për gjendjen e tij.
Mungesa e kapitenit të "Albiçelestëve" vjen në prag të një prej ndeshjeve më të rëndësishme të turneut dhe përbën një shqetësim serioz për trajnerin Lionel Skaloni, i cili shpreson ta ketë në dispozicion yllin e ekipit.
Ende nuk është bërë e ditur arsyeja e mungesës së Mesit. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një masë paraprake për shkak të lodhjes fizike apo për ndonjë problem tjetër, ndërsa Federata Argjentinase nuk ka dhënë asnjë sqarim zyrtar.
Deri tani, Mesi ka qenë protagonisti absolut i Argjentinës në këtë edicion, duke shënuar 8 gola dhe 2 asiste në 6 ndeshje, statistikë që e konfirmon edhe një herë rolin vendimtar të tij në rrugëtimin e ekipit drejt gjysmëfinales.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje