Ish-deputetit socialist, Petro Koçi tha se protesta që prej 16 ditësh po mbahet para Kryeministrisë nuk duhet të ketë si objektiv rrëzimin e pushtetit, por të shndërrohet në një lëvizje që kërkon më shumë demokraci dhe reforma të thella në funksionimin e shtetit.
Koçi u shpreh se energjia e krijuar nga kjo protestë duhet të kanalizohet drejt ndryshimeve që, sipas tij, i nevojiten sistemit politik dhe institucional në vend.
Sipas Koçit, një nga çështjet që kërkon ndërhyrje të menjëhershme janë ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, ndërkohë që propozoi një ribalancim të pushteteve në vend përmes zgjerimit të kompetencave të Presidentit të Republikës. Sipas tij, kreu i shtetit duhet të marrë më shumë rol në sistemin institucional dhe të mos zgjidhet më nga Kuvendi por nga populli.
“Është një protestë politike që duhet të orientohet në drejtimin e duhur. Nga një protestë që kërkon të rrëzojë pushtetin duhet të kërkojë demokraci që do të nxiste veprimin e mazhorancës për të vepruar me reforma të shpejta për funksionimin e shtetit dhe demokracisë. Kam parasysh këtu anulimin e menjëhershëm të ndryshimeve kushtetuese të 2008 që e kthyen republikën nga parlamentare në kryeministrore. Veç kësaj ka vend për të balancuar më shumë pushtetet, duke zgjeruar pushtetin dhe kompetencat e presidentit të republikës, që duhet të zgjidhet direkt nga populli kur ka zgjedhje vendore”, tha Koçi në emisionin “Sot Live në Shqipëri”.
Një pjesë e rëndësishme e deklaratës së tij kishte të bënte edhe me luftën kundër korrupsionit. Koçi tha se Shqipëria ndodhet në një moment ku duhet të ndërmerren masa të forta dhe konkrete për të goditur korrupsionin në çdo nivel. Një prej këtyre masave, sipas tij, është heqja e imunitetit për 10 vitet e ardhshme.
“Ka nevojë që parlamenti, me një vendim të heqë imunitetin e plotë për 10 vitet e ardhshme. Shqipëria është në një moment që duhet të luftojë fort korrupsionin. Kështu duhet të veprojë kryeministri dhe PS” tha Koçi
Ish-deputeti socialist u ndal edhe te SPAK, për të cilin kërkoi më shumë garanci institucionale.
“Ka nevojë për të forcuar SPAK dhe hequr mjegulla lidhur me mandatet e tyre, duhet garantuar mandati duke lejuar përsëritjen ose garantuar të ardhmen në sistemin e drejtësisë” tha Koçi
Në analizën e tij për ndryshimet që kërkon sistemi politik, Koçi përfshiu edhe reformimin e sistemit zgjedhor. Sipas tij, modeli aktual duhet të jetë i tillë që t'u japë mundësi rrymave të reja politike të konkurrojnë me më shumë shanse në jetën politike të vendit.
“Sistemi zgjedhor duhet të jetë më demokratik dhe të lejojë më shumë pluralizëm dhe shanse për rryma të reja politike”, tha ai.
Duke iu rikthyer protestës para Kryeministrisë, ai tha se kjo lëvizje mund të prodhojë rezultate pozitive nëse shërben si presion për reforma dhe jo thjesht si një betejë politike për ndryshim pushteti.
Po kete kush e pjerdh!
Po kush te pyeti more vemja i PS qe e ndrite sa ishe deputet.