TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Qershor 2026, 10:27

Të enjten seancë plenare, PD kërkon mocion me debat për kërkesat e protestuesve dhe raportin e PE-së

Shkruar nga Pamfleti
Të enjten seancë plenare, PD kërkon mocion me debat për
Kuvendi

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka drejtuar Kuvendit një kërkesë për zhvillimin e një mocioni me debat, duke vlerësuar se protestat e vazhdueshme qytetare dhe shqetësimet e ngritura mbi transparencën e qeverisë duhet të trajtohen menjëherë në Parlament.

Në kërkesën e firmosur nga kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, thuhet se protestuesit kanë artikuluar pesë kërkesa kryesore: largimin e qeverisë, shfuqizimin e kuadrit ligjor për investimet strategjike, anulimin e legjislacionit të njohur si “Paketa e Maleve”, si edhe shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura dhe në ligjin për trashëgiminë kulturore.

Sipas Partisë Demokratike, këto çështje janë ngritur prej kohësh edhe nga opozita, e cila ka depozituar në Kuvend nisma ligjore që synojnë shfuqizimin e këtyre akteve.

Më herët, Partia Demokratike ka kërkuar gjithashtu zhvillimin e një mocioni me debat lidhur me Raportin e Komisionit Europian për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Të enjten seancë plenare, PD kërkon mocion me debat për

Lini një Përgjigje