TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Qershor 2026, 14:44

U arrestuan 6 protestues, Kapri e Shehaj "kontrolle" në komisariatet e Tiranës

Shkruar nga Pamfleti
U arrestuan 6 protestues, Kapri e Shehaj "kontrolle" në
Agron Shehajd eh Erald Kapri

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, së bashku me deputetin Erald Kapri, u paraqitën në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës për të marrë informacion mbi protestuesit e shoqëruar pas protestës së zhvilluar para Kuvendit.

Sipas burimeve, ata kërkuan të mësonin se në cilat komisariate ishin dërguar personat e ndaluar, si edhe arsyet e shoqërimit të tyre.

Shehaj kërkoi veçanërisht sqarime lidhur me shoqërimin e Goxhajt dhe protestuesve të tjerë, duke kërkuar informacion zyrtar nga autoritetet policore.

"Protestuesit e dhunuar po shprehim kundërshtinë e tyre. Janë shoqëruar 6 protestues, dy janë të 1, dy te 2-shi dhe 2 te 4. Do të shkojmë ti shohim, pasi u dhunuan para kamerave, dhe me gjasa që mund të jenë dhunuar dhe atje. Do të shkojmë në secilin komisariat dhe do të shohim se si janë trajtuar", u shpreh Shehaj.

Protesta para Kuvendit u shoqërua me tensione dhe përplasje fizike mes qyetraëve dhe policisë. 

“Lironi protestuesit, lironi protestuesit”, janë thirrjet që një grup qytetarësh kanë hedhur në drejtim të Policisë, të cilën e kanë konsideruar si “një turp”.

"Mos na provokoni", ishte një tjetër thirrje e qytetarëve drejtuar policisë.

Ndërkohë nga policia ende nuk ka një informacion zyrtar lidhur me ndalimet, apo mbi numrin e personave që u shoqëruan.

 

 

 

agron shehaj erald kapri

Lini një Përgjigje