TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Korrik 2026, 13:50

Moti i keq përfshin Elbasanin, breshër dhe erë e fortë në disa zona

Shkruar nga Pamfleti
Moti i keq përfshin Elbasanin, breshër dhe erë e fortë
Moti i keq përfshin Elbasanin

Një stuhi e fortë, e shoqëruar me reshje intensive shiu, breshër dhe erëra të fuqishme, ka përfshirë Elbasanin, duke shkaktuar probleme në disa zona të qytetit. Si pasojë e reshjeve të dendura, disa akse rrugore janë përmbytur, ndërsa qarkullimi është vështirësuar.

Moti i paqëndrueshëm ka prekur edhe qytete të tjera të qarkut të Elbasanit, ku reshjet dhe era e fortë kanë sjellë vështirësi në lëvizje.

Më herët, Shërbimi Meteorologjik Ushtarak kishte paralajmëruar për përkeqësim të kushteve atmosferike në vend. Sipas parashikimit, gjatë orëve të mesditës dhe pasdites priteshin reshje lokale shiu, të shoqëruara në disa zona me shtrëngata afatshkurtra, shkarkesa elektrike dhe breshër, kryesisht në veri dhe lindje të territorit.

Ndërkohë, për shkak të motit të keq në det, Kapiteneritë e Porteve të Vlorës dhe Sarandës kanë ndaluar daljen në det të hapur për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit deri në orën 06:00 të datës 25 korrik.

Kufizimi vlen për mjetet që lundrojnë jashtë Gjirit të Vlorës, si edhe në zonat Dhërmi–Himarë, Borsh dhe Ksamil, ku parashikohen erëra të forta dhe dallgë që mund të arrijnë deri në 3.5 metra.

 

 

 

Lini një Përgjigje