TAGS-AT E JAVËS

Kosova14 Qershor 2026, 14:52

E rëndë në Prizren, 27-vjeçari vritet me thikë pas konfliktit mes kushërinjve

Shkruar nga Pamfleti
E rëndë në Prizren, 27-vjeçari vritet me thikë pas
Foto Ilustrim

Një konflikt mes dy familjeve ka përfunduar tragjikisht në Prizren, ku një 27-vjeçar ka humbur jetën pasi u godit me thikë gjatë një përplasjeje.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 11:50 në fshatin Kobaj, ku një sherr mes kushërinjve degradoi në dhunë fizike. Gjatë konfliktit, i riu pësoi plagë të rënda nga një mjet prerës dhe nuk arriti t’u mbijetojë dëmtimeve.

Nga incidenti mbeti i lënduar edhe babai i viktimës, 57 vjeç, i cili mori ndihmë mjekësore pas plagëve të pësuara.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e ngjarjes mbërritën forcat e policisë dhe grupi hetimor. Personat e dyshuar, si edhe familjarë të viktimës, janë shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Autoritetet kanë shtuar masat e sigurisë në zonë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit, ndërsa hetimet vijojnë nën drejtimin e prokurorisë për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

 

 

vrasje ne prizren

Lini një Përgjigje