TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Qershor 2026, 17:25

“S’bën dot më asgjë të mirë për Shqipërinë”, Arben Malaj thirrje Ramës: Është koha të largohesh

Shkruar nga Pamfleti
“S’bën dot më asgjë të mirë për
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj komentoi protestat e fundit ku është kërkuar dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Sipas Malajt, vendimi për të qëndruar apo për t’u larguar i takon vetë kryeministrit, por ai vlerësoi se çdo këmbëngulje për të vijuar në detyrë po e afron qeverisjen me një model gjithnjë e më autoritar.

“Largohet apo jo Rama, këtë e përcakton ai vetë. Por çdo këmbëngulje e tij, për mua, është një vetëkalim në veprime që afrohen jo thjesht me autokracinë, por me një qëndrim neodiktatorial”, u shpreh Malaj në  “Ditarin e Fundjavës”, në A2 CNN.

Ai shtoi se historia ka treguar se diktatorët nuk kanë pasur fund të mirë dhe deklaroi publikisht se kryeministri duhet të tërhiqet nga drejtimi i vendit.

“Është koha të largohet. Ai nuk bën dot më asgjë të mirë për Shqipërinë. Kjo klimë përçarjeje sociale, tensionet mes shqiptarëve, mes palëve politike dhe grupeve të ndryshme nuk i shërbejnë vendit”, tha Malaj.

malaj rama

Lini një Përgjigje