Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se partia që ai drejton pretendon të fitojë 60 për qind të votave në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit.
Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje deklaroi se bazuar në rritjen e rezultateve, kanë synim ta arrijnë këtë rezultat. Ai theksoi se opozita ka nevojë për një humbje të re.
“Nëse nuk iu doli boll 51.1% ndoshta iu del boll 60%. Ky është synimi jonë. Ne dëshirojmë të fitojmë gjithnjë e më shumë. Unë nuk kam nevojë për një fitore të re, por, duket se opozita ka nevoje për një humbje të re”, deklaroi Kurti në emisionin “Interaktiv” në KTV.
Ai gjithashtu akuzoi opozitën se nuk e kupton peshën e institucioneve dhe se ata mendojnë se Kurti është vetë shteti.
“Këta po mendojnë se unë jam shteti. Nuk jam shteti. Jam vetëm kryeministër, e atë kryeministër në detyrë. S’jam Luigji i XIV”, ka thënë Kurti.
Lini një Përgjigje