Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka ndarë me publikun një tjetër moment të veçantë nga jeta e saj personale, duke zbuluar gjininë e foshnjës që po pret.
Përmes disa postimeve në rrjetet sociale, artistja bëri të ditur se ajo dhe bashkëshorti i saj, Kreshnik Gjergji, do të bëhen prindër të një djali.
Në fotografitë e publikuara, djali i tyre i parë, Daskani, shfaqet pranë një tullumbaceje blu me mbishkrimin “It’s a Boy”, duke konfirmuar se familja së shpejti do të mirëpresë një tjetër djalë.
Lajmi vjen pak javë pasi Dafina njoftoi publikisht gjatë një koncerti në Tiranë se është në pritje të fëmijës së saj të dytë.
Për çiftin, ky është një tjetër moment i lumtur familjar, pasi nuk ka kaluar ende një vit që nga ardhja në jetë e djalit të tyre të parë. Tashmë, Daskani po bëhet gati për një rol të ri në familje, atë të vëllait të madh.

Lini një Përgjigje