TAGS-AT E JAVËS

Showbiz16 Korrik 2026, 13:53

Dedikim për Haalandin dhe një foto me AI, rrjeti nis të tallet me ish-banoren e Big Brother

Shkruar nga Pamfleti

Dedikim për Haalandin dhe një foto me AI, rrjeti nis të tallet me

Erling Haaland vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes edhe pas përfundimit të Kupës së Botës 2026. Sulmuesi norvegjez u dallua jo vetëm për paraqitjet në fushë, por edhe për reagimet që ka ngjallur jashtë saj.

Me 7 gola dhe një asist në pesë ndeshje, Haaland zhvilloi një turne mbresëlënës në aspektin individual. Megjithatë, rrugëtimi i Norvegjisë u mbyll në çerekfinale, pas humbjes përballë Anglisë.

Pas eliminimit të kombëtares norvegjeze, ish-banorja e "Big Brother VIP Albania 5", Lorna Hysa, i kushtoi futbollistit një mesazh publik në Instagram.

"Nuk ka rëndësi kush fiton, ti fitove zemrën time dhe zemrën e të gjithëve dhe i meriton të gjitha", shkroi ajo.

Postimi u shoqërua me një fotografi të krijuar me inteligjencë artificiale, ku Lorna shfaqet pranë yllit të Manchester City. Publikimi tërhoqi menjëherë vëmendjen e ndjekësve dhe u komentua gjerësisht në rrjetet sociale, ku nuk ishin të paktë ata që kritikonin veprimin e Lornës, duke e akuzuar për ‘delir madhështie’.

Madje kishte edhe komentues që ‘fajësonin’ Mira Muratin për inteligjencën artificiale.

Edhe pse Norvegjia nuk arriti të vazhdonte më tej në turne, paraqitjet e Haaland e konfirmuan atë si një nga protagonistët kryesorë të Kupës së Botës 2026, ndërsa dedikimi i Lorna Hysës i dha historisë një jehonë edhe jashtë fushës së blertë.

Dedikim për Haalandin dhe një foto me AI, rrjeti nis të tallet me

lorna hysa erling haaland

Lini një Përgjigje