TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle30 Qershor 2026, 12:57

E ‘respekton’ për herë të fundit, vejusha bën “twerk” në varrimin e të shoqit (Video virale)

Shkruar nga Pamfleti
E ‘respekton’ për herë të fundit, vejusha bën
E ‘respekton’ për herë të fundit, vejusha bën “twerk” në varrimin e të shoqit

Një ceremoni mortore në Meksikë është kthyer në qendër të vëmendjes në rrjetet sociale, pasi një video e filmuar gjatë lamtumirës së të ndjerit është bërë virale për mënyrën e pazakontë të ceremonisë.

Pamjet tregojnë një grua duke vallëzuar pranë arkivolit të hapur të bashkëshortit të saj nën ritmet e këngës së njohur reggaeton "En La Cama".

Të afërmit dhe miqtë, të veshur me bluza ku ishte printuar fotografia e të ndjerit, e shoqërojnë momentin me duartrokitje dhe këngë, ndërsa disa prej tyre shfaqen të përlotur.

Në video duken gjithashtu dy burra me mikrofonë pranë arkivolit, ndërsa e veja, e nxitur nga të pranishmit, vazhdon të kërcejë pranë tij. Në një moment ajo vendos këmbët mbi arkivol dhe më pas fton edhe një grua tjetër t'i bashkohet vallëzimit.

Videoja u publikua nga artisti peruan Cristian Huancahuari, i njohur me nofkën “El Cangri del Callao”, i cili organizon performanca private në ceremoni mortore me synimin për t'u dhënë atyre një atmosferë më festive dhe për ta kthyer lamtumirën ndaj të ndjerit në një kremtim të jetës së tij.

E publikuar më 27 qershor, videoja ka grumbulluar miliona shikime dhe mijëra komente. Reagimet kanë qenë të ndara: disa përdorues e kanë cilësuar skenën si të papërshtatshme për një ceremoni mortore, ndërsa të tjerë e kanë vlerësuar si një mënyrë të veçantë dhe personale për të nderuar kujtimin e të ndjerit.

twerk vejusha meksike

Lini një Përgjigje