TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle20 Shkurt 2026, 15:16

Hodhi gabimisht 20 shufra ari në plehra, 57-vjeçari ngre në këmbë autoritetet; kërkim masiv në “malin” me mbetje

Shkruar nga Pamfleti

Hodhi gabimisht 20 shufra ari në plehra, 57-vjeçari ngre në

Një gabim i çastit çoi 150 mijë euro drejt landfillit dhe mobilizoi autoritetet lokale në rajonin e Pulias, në Italinë jugore.

Sipas raportimeve të mediave italiane, një 57-vjeçar hodhi pa dashje në plehra një kuti metalike që përmbante 20 shufra ari, të cilat i kishte grumbulluar ndër vite. Ngjarja ndodhi në një zonë bregdetare të rajonit, kur qesja me kutinë përfundoi në një kosh publik dhe më pas u transportua, si zakonisht, në vendin e depozitimit të mbetjeve.

Burri e kuptoi gabimin një ditë më vonë dhe njoftoi menjëherë autoritetet, duke shpjeguar se bashkë me mbeturinat kishte hedhur edhe kutinë ku ruante arin. Kamerat e sigurisë konfirmuan versionin e tij, duke vërtetuar se bëhej fjalë për një gabim dhe jo për një deklarim të pabazuar.

Ndërkohë, mbetjet ishin transportuar tashmë në landfill. Policia dhe punonjësit e shërbimit të pastrimit nisën kërkimet mes sasive të mëdha të mbeturinave, në përpjekje për të gjetur kutinë metalike.

Pas disa orësh kërkimi, autoritetet arritën ta lokalizonin kutinë, e cila kishte pësuar dëmtime nga transporti dhe kompaktimi i mbetjeve. Megjithatë, përmbajtja rezultoi e paprekur. Të 20 shufrat e arit u rikthyen te pronari i tyre.

Lini një Përgjigje