Mbrëmjen e djeshme në “Post Ferma VIP” u zhvillua përballja e parë dhe mjaft e tensionuar mes Vanesës dhe Indrit, pas përfundimit të rrugëtimit të tyre në reality show.
Dyshja, e cila gjatë programit kishte nisur një romancë që u komentua gjerësisht nga publiku, u përball për herë të parë sy më sy pas ndarjes së papritur të marrëdhënies së tyre.
Gjatë transmetimit, u rikthye në vëmendje edhe një deklaratë e bërë nga Indri gjatë periudhës së publicitetit, ku ai ishte shprehur se Vanesa “i ishte ngjitur si rodhe”, një koment që atëkohë kishte ngjallur reagime në rrjet.
Historia e tyre ndryshoi pas eliminimit të Vanesës nga “Ferma VIP”. Gjatë një prej netëve “Prime”, Indri surprizoi publikun dhe vetë Vanesën duke deklaruar se nuk po ndiente mungesën e saj, duke i dhënë fund marrëdhënies në mënyrë të drejtpërdrejtë në transmetim.
Që prej asaj kohe, mes tyre nuk kishte pasur asnjë sqarim publik deri në përballjen e djeshme në studio.
Gjatë emisionit, Vanesa tregoi se komunikimi i shkurtër mes tyre në festën pas finales e kishte zhgënjyer.
“Kemi folur për disa minuta dhe kuptova që ishte shumë i ftohtë në mënyrën si shprehej. M’u duk sikur nuk kishte pasur ndjenja gjatë gjithë kësaj kohe”, u shpreh ajo.
Nga ana tjetër, Indri pranoi se kishte gabuar në mënyrën si kishte vepruar pas largimit të Vanesës, por mohoi që një person i tretë të ketë ndikuar në prishjen e raportit mes tyre.
Për Vanesën marrëdhënia ishte një lidhje e mirëfilltë por e shkurtër, ndërsa Indri nuk e cilëson si të tillë.
Pjesë nga biseda:
Florian Agalliu: Pasi u eliminove, si e le marrëdhënien?
Vanesa: Ne ishim shumë, shumë mirë. Përgjatë gjithë javës së fundit unë i jam dhënë 150% Indrit dhe deri në ditën e fundit meraku im ka qenë si ishte ai.
Kur kam dalë, kam lënë amanet rrobat dhe fizikën e Indrit.
Pesë minuta që dola, pastaj ishte kështu si një pluhur, u harrua çdo gjë që kishte ndodhur këtu brenda.
Florian Agalliu: Ju keni komunikuar gjatë kësaj kohe që keni qenë jashtë?
Vanesa: Kemi pasur një bisedë te after party. Një bisedë shumë të shkurtër, pesë minuta.
Në ato pesë minuta vërtetova edhe njëherë atë që kisha krijuar, ishte shumë i ftohtë në logjikën, në atë që thoshte. Kuptova që s’kishte pasur pikë ndjenje.
Indri: Unë e kuptoj Vanesën, më vjen shumë keq. Unë të gjitha gjërat që t’i kam thënë ty, i kam thënë se i kam ndjerë vërtet. Nuk ka qenë strategji.
Vanesa: Ka qenë.
Indri: Unë nuk e kam fuqinë të të bëj ty të më besosh. Por unë po ta them në sy, letrën e kam shkruar unë me vullnetin tim.
Vanesa: Bravo, urime.
Indri: Unë kam pasur vërtet një pëlqim të madh për ty që në ditën 1, 2. Më ke pëlqyer shumë për vajzën që je, për artisten që je, për shpirtin e pastër që mendoj se e ke.
Ndodhi çfarë ndodhi… Ti je viktimë e atij problemi që unë kam pasur, e atij momenti.
Unë shumë, shumë herë të kam thënë ta marrim me qetësi, hap pas hapi. Ti s’e ke marrë me qetësi.
Vanesa: Më thuaj kur s’e kam marrë unë me qetësi?
Indri: Kemi pasur një disnivel.
Vanesa: Pse s’ma ke thënë brenda, por prite të dilja jashtë?
Indri: Në momentin që ti më thua “të dua”, “jam e përfshirë”… në momentin që unë s’të përgjigjem “të dua”, por them ta marrim me qetësi…
Vanesa: Jo, s’ma ke thënë.
Indri: Ka qenë një marrëdhënie njohjeje.
Vanesa: Nëse të pyesin: “Vanesa Sono çfarë e ke pasur?”, çfarë do thuash ti? Do thuash e kam pasur shoqe? Çfarë kemi qenë ne të dy?
Indri: Të dashur s’kemi qenë. Ajo që të kam dhënë unë ty ka qenë komplet prej shpirtit tim, të tëra momentet e bukura.
Vanesa: Ke dalë dhe ke thënë s’kam qenë i dashuruar. Si ke dhënë dashuri kur s’ke qenë i dashuruar?
Indri: Po, faji im është që s’kam rënë në dashuri me ty, o Vanesa?
Vanesa: Pika jote e fortë në lojë ishin marrëdhëniet romantike. Dhe the:
“Marrëdhënia romantike iku, çfarë të bëj unë tani?”. Po prit se kjo vajza, Klevisa, erdhi, ja ta shtyj deri në finale.
Indri: Klevisa s’ka lidhje me ndarjen tonë. Bëra gabim, shumë gabim që shpreha diçka të sinqertë për Klevisën.
Vanesa: Mua gjëja që më bezdisi më tepër se ndërprerja e marrëdhënies është, nga ana njerëzore, një seri gjërash që ti bëre.
Vjen Klevisa, pas pesë minutash që unë isha larguar, shkon merr Klevisën, harrove dhe patericën. Madje, në një moment the: “Shpëtova nga skemat”. Nga cilat skema?
Lini një Përgjigje