
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Michigan, ku një grua arriti të dalë nga makina e policisë ku ndodhej pas arrestimit, pa u vënë re nga oficerët.
Gjatë një kontrolli rutinë, policia konstatoi se ndaj pasagjeres ekzistonte një urdhër arresti për shkelje të kushteve të lirimit me kusht. Gruaja u vendos në sediljen e pasme të makinës me pranga në duar. Por ajo nuk kishte ndërmend të qëndronte aty.
Duke përfituar nga një dritare pjesërisht e hapur, gruaja arriti të arratisej, edhe pse momenti duket i pamundur. Pamjet e regjistruara tregojnë përpjekjet e saj për të kaluar përmes dritares, deri sa ia del të largohet.
Autoritetet dyshojnë se gruaja mund të ketë qenë e përfshirë edhe në një vjedhje të mëparshme gjatë ditës. Aktualisht, ajo mbetet ende në arrati, ndërsa policia po vazhdon kërkimet për ta kapur.
Lini një Përgjigje