
Një detaj i veçantë pas gjysmëfinales së Kupës së Botës 2026 mes Argjentinës dhe Anglisë ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale. Pas përfundimit të takimit, në fushë mbeti shishja e ujit e portierit Jordan Pickford, ku ai kishte shënuar informacionet për gjuajtësit argjentinas në rast të penalltive.
Pamjet e publikuara tregojnë se disa futbollistë të Argjentinës, mes tyre edhe Lionel Messi, e gjetën shishen dhe panë përmbajtjen e saj. Në të ishin shënuar drejtimet e preferuara të goditjeve të penalltive për secilin lojtar kundërshtar, një material i përgatitur nga portieri anglez për një skenar të mundshëm të gjuajtjeve nga pika e bardhë.
????TRENDING: Lionel Messi & Argentina found Jordan Pickford’s water bottle with penalty notes of all the players…
— Polymarket Sports (@PolymarketSport) July 16, 2026
England’s keeper left the bottle on the field after losing before the match got to penalties pic.twitter.com/klXTBTo0lK
Megjithatë, këto shënime nuk u përdorën asnjëherë gjatë ndeshjes. Argjentina fitoi 2-1 pas 90 minutave lojë dhe siguroi kualifikimin në finalen e Botërorit pa pasur nevojë për penallti.
Shishja me analizat e Pickford është shndërruar në një nga episodet më të diskutuara pas sfidës, duke qarkulluar gjerësisht në rrjetet sociale si një nga momentet më të veçanta të përballjes mes dy kombëtareve.
Lini një Përgjigje