TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Korrik 2026, 19:32

Argjentina në kërkim të pasuesit të Skalonit, dëshira e tifozëve është e pamundur; kush janë 4 emrat e tjerë në garë

Shkruar nga Pamfleti
Argjentina në kërkim të pasuesit të Skalonit, dëshira e
Trajneri i Argjentinës, Lionel Skaloni

Pas humbjes ndaj Spanjës në finalen e Kupës së Botës, Lionel Skaloni bëri të ditur se në fund të këtij viti kalendarik do të largohet nga drejtimi i kombëtares së Argjentinës. Menjëherë pas këtij njoftimi, Shoqata Argjentinase e Futbollit (AFA) ka nisur punën për të identifikuar trajnerin që do të marrë drejtimin e kampionëve të botës.

Sipas mediave argjentinase, lista e kandidatëve përfshin katër emra të njohur. Objektivi kryesor i drejtuesve të AFA-s dhe ëndrra e tifozëve mbetet Diego Simeone. Megjithatë, rikthimi i "El Çolo"-s në krye të Argjentinës konsiderohet shumë i vështirë. Përveç angazhimit të tij afatgjatë me Atletikon e Madridit, një pengesë e madhe është edhe kontrata e majme që e bën atë trajnerin më të paguar në futbollin botëror.

Favoriti kryesor për të zëvendësuar Skalonin është Marcelo Gajardo. Ish-trajneri i River Plejtit është aktualisht i lirë dhe shihet si kandidati më ideal për të marrë drejtimin e "Albiçeleste".

Në listën e AFA-s figurojnë edhe Mauricio Poçetino dhe Pablo Aimar. Poçetino pritet të vazhdojë projektin e tij në krye të përfaqësueses së Shteteve të Bashkuara deri në vitin 2030, ndërsa Aimar, aktualisht ndihmës i Skalonit, mbetet një alternativë e brendshme për stolin e Argjentinës.

lionel skaloni trajneri i argjentinës federata argjentinase e futbollit

Lini një Përgjigje