TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Korrik 2026, 18:50

FIFA publikon formacionin më të mirë të Botërorit dhe befason me zgjedhjet; lë jashtë portierin kampion që pësoi vetëm një gol (Foto)

Shkruar nga Pamfleti
FIFA publikon formacionin më të mirë të Botërorit dhe
Lionel Mesi-Vozinja

Botërori 2026 uli siparin më 19 korrik, me Spanjën që triumfoi për herë të dytë në histori, pas fitores minimale 1-0 ndaj Argjentinës në finalen e madhe.

Pas përfundimit të turneut, FIFA ka publikuar edhe formacionin më të mirë të Kupës së Botës, një 11-she që ka sjellë edhe disa zgjedhje surprizuese.

Në portë është përzgjedhur Vozinja. Portieri 40-vjeçar bëri një paraqitje të jashtëzakonshme me Kepin e Gjelbër dhe la gjurmë në këtë Botëror, edhe pse zgjedhja e tij ka ngritur pikëpyetje, pasi kampioni i Botës Unai Simon pësoi vetëm një gol gjatë gjithë turneut.

Në repartin mbrojtës dominojnë lojtarët spanjollë, me Mark Kukurrejën dhe Pedro Porron që mbulojnë krahët e mbrojtjes. Në qendër janë vendosur francezi Dazhot Upamekano dhe argjentinasi Lisandro Martinez.

Mesfusha përbëhet nga tre emra të mëdhenj. Spanja përfaqësohet nga Rodri, ndërsa pjesë e këtij reparti janë edhe Xhud Belingam, autor i 7 golave, si dhe Majkëll Olize, i cili shkëlqeu me 7 asiste.

Në repartin ofensiv është një treshe spektakolare. Lionel Mesi udhëheq krahun e majtë me 8 gola dhe 4 asiste, ndërsa në krahun e djathtë është kilian Mabpe, i cili i rrëmbeu “Këpucën e Artë” me 10 gola të shënuar.

Në qendër të sulmit është vendosur Erling Haland, i cili zhvilloi një turne fantastik dhe udhëhoqi Norvegjinë me paraqitjet e tij mbresëlënëse.

Formacioni i publikuar nga FIFA ka ngjallur diskutime, veçanërisht për disa zgjedhje individuale, por përmbledh emrat më të spikatur të një Botërori të mbushur me spektakël.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Fabrizio Romano (@fabriziorom)

fifa formacioni më i mirë i botërorit

Lini një Përgjigje