
Gjykata Themelore e Prishtinës ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për 30 ditë ndaj Presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.
Dje u vendos masa e sigurisë me një ndalim prej 48 orësh, ndërsa sot është ndryshuar. Ai dyshohet për keqpërdorim të buxhetit në FFK. Por, Ademi e kaloi natën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore.
Përmes një njoftimi të bërë për mediat thuhej:
“Ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj A.A., ne Gjykatën kompetente”, ka thënë Prokuroria.
Kujtojmë që dje Agim Ademi ishte intervistuar dje nga Policia e Kosovës, ndërsa pas intervistimit ndaj tij Prokuroria e Shtetit kishte vendosur urdhërin për mbajtje prej 48 orëve.
Ademi ishte dërguar në QKUK për shkak se gjendja e tij shëndetësore nuk ishte shumë e mirë dhe sipas Drejtorit të Klinikës së Kirurgjisë Torakale, Nazmi Kolgeci, Ademi do të qendrojë edhe sot në klinikë.
Ademi ishte arrestuar dje nga Policia e Kosovës pas intervistimit. Ai dyshohet për kryerjen e dy veprave penale, “Keqpërdorimi i besimit”, nga neni 330 dhe “Shmangie nga tatimi”, nga neni 307 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Lini një Përgjigje