TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Korrik 2026, 14:23

Granit Xhaka përballë Luis Diaz, Zvicra dhe Kolumbia luajnë për një vend në çerekfinale

Shkruar nga Pamfleti
Granit Xhaka përballë Luis Diaz, Zvicra dhe Kolumbia luajnë
Xhaka i Zvicrës dhe Rodrigues i Kolumbisë

Në Vankuver të Kanadasë do të zhvillohet mbrëmjen e sotme, në orën 22:00, ndeshja e fundit e fazës së 1/8-ve të Kupës së Botës 2026, ku Zvicra do të përballet me Kolumbinë për një vend në çerekfinale.

Takimi pritet të jetë mjaft i balancuar mes dy skuadrave, megjithëse sipas koeficientëve të basteve një avantazh i lehtë i jepet përfaqësueses latino-amerikane. Kolumbia e nisi turneun pa u konsideruar mes favoriteve, por deri tani ka qenë një nga surprizat më të mëdha të Botërorit.

Te Zvicra, vëmendja është përqendruar te sulmuesi 20-vjeçar Manzambi, i cili ka spikatur me paraqitjet e tij gjatë këtij sezoni. Në prag të sfidës, trajneri Murat Yakin vlerësoi talentin e ri të skuadrës së tij.

“Manzambi është një lojtar i gjithashëm, me cilësi dhe potencial shumë të madh.”, tha ai.

Katërshja sulmuese e Zvicrës, e përbërë nga Manzambi, Breel Embolo, Dan Ndoye dhe Ruben Vargas, ka qenë në formë shumë të mirë gjatë turneut, duke realizuar tetë nga nëntë golat e shënuar nga helvetët në këtë Botëror.

Nga ana tjetër, Kolumbia mbështetet te cilësitë e Luis Diaz dhe James Rodriguez, ndërsa ka spikatur edhe për organizimin në mbrojtje. Deri në këtë fazë të turneut, kolumbianët kanë pësuar vetëm një gol, duke ndërtuar një repart defensiv mjaft solid.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes, trajneri i Kolumbisë, Nestor Lorenzo, u shpreh i bindur te cilësitë e skuadrës së tij.

“Kam në dispozicion lojtarë të shkëlqyer, të cilët dinë të diktojnë ritmin e ndeshjes.”, u shpreh ai.

Lini një Përgjigje