Shqipëria do të përballet me Izraelin në një ndeshje miqësore që do të shënojë debutimin e trajnerit Rolando Maran në stolin kuqezi. Takimi i programuar për datën 3 qershor pritet të shërbejë si një provë e rëndësishme për teknikun italian, i cili do të ketë mundësinë të vlerësojë nga afër gjendjen dhe formën e futbollistëve të grumbulluar.
Edhe përfaqësuesja e Izraelit pritet ta përdorë këtë sfidë për eksperimente dhe testime në prag të angazhimeve të ardhshme. Trajneri Ran Ben Shimon publikoi sot listën e lojtarëve të ftuar, ku bien në sy disa mungesa të rëndësishme.
Në mesin e futbollistëve që nuk do të jenë të disponueshëm për këtë përballje janë Jarden Shua, Dor Peretz, Anan Halaili, Omri Gandelman dhe Tai Ribou.
Ndërkohë, tekniku izraelit ka vendosur të thërrasë për herë të parë dy lojtarë të rinj: Tai Abed, që aktivizohet me Levanten, dhe Sajed Abu-Frahi i Makabi Tel Aviv.
Lista e Izraelit:
Portierë: Omri Glazer, Daniel Peretz, Asaf Tzur.
Mbrojtës: Roj Revivo, Gaj Mizrahi, Stav Lemkin, Itaj Rothman, Nikita Stojanov, Idan Nahmias, Eli Dasa, Or Belorian.
Mesfushorë dhe Sulmues: Jarin Levi, Eliel Peretz, Oskar Glok, Gabi Kanikovski, Ido Shahar, Neta Lavi, Manor Solomon, Dor Turgeman, Idan Toklomati, Sjyed Abu Farhi, Stav Toriel, Tai Abed.
Lini një Përgjigje