TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Korrik 2026, 17:24

Kontakte me Guardiolën dhe Ançelotin për trajnerin e ri të Italisë, Maldini zbulon prapaskenat: Për Pep paga nuk është e rëndësishme

Shkruar nga Pamfleti
Kontakte me Guardiolën dhe Ançelotin për trajnerin e ri të
Pep Guardiola-Paolo Maldini-Karlo Ançeloti

Pep Guardiola vijon të jetë emri më i përfolur për stolin e Kombëtares së Italisë, ndërsa në mediat italiane kanë qarkulluar zëra se trajneri spanjoll ka kërkuar një pagë prej 20 milionë eurosh në sezon për të pranuar detyrën.

Megjithatë, Paolo Maldini ka hedhur poshtë këto spekulime. Drejtori Teknik i Kombëtares italiane, i cili u takua me Guardiolën në Barcelonë gjatë fundjavës së kaluar, u pyet pikërisht për këtë shifër.

Për Pepin, aspekti financiar nuk është në asnjë mënyrë i rëndësishëm”, u shpreh Maldini.

Me këtë deklaratë, ish-kapiteni i Milanit la të kuptohet se çështja ekonomike nuk përbën pengesën kryesore për një marrëveshje të mundshme me trajnerin spanjoll.

Guardiola mbetet objektivi kryesor i Federatës Italiane për të marrë drejtimin e “Axurrëve”. Nëse marrëveshja do të realizohej, ai do të bëhej trajneri i parë i huaj në historinë e Kombëtares së Italisë.

Maldini, në bashkëpunim me këshilltarin e tij Leonardo, po punon për të gjetur sa më shpejt pasuesin në stolin e Italisë. Megjithatë, Guardiola nuk është kandidati i vetëm që është kontaktuar.

Guardiola? Nuk mund të japim asnjë informacion për këtë. Ju keni identifikuar një nga objektivat tanë, por kemi folur edhe me Ançelotin, për shembull. Na dukej logjike të flisnim me më të mirët në botë për të parë nëse ata ishin të disponueshëm për të marrë drejtimin e ekipit kombëtar italian”, deklaroi Maldini për mediat italiane.

Një rikthim i Karlo Ançelotit në futbollin italian duket i komplikuar, pasi tekniku është nën kontratë me Brazilin deri në vitin 2030. Nga ana tjetër, Guardiola ka deklaruar në disa raste se prioriteti i tij për momentin është të pushojë dhe të kalojë më shumë kohë me familjen, çka e bën ende të paqartë të ardhmen e tij.

pep guardiola italia paolo maldini

Lini një Përgjigje