
Fenerbahçe ka shfaqur interes për futbollistin Mërgim Vojvoda.
Sipas mediave italiane, drejtuesit e klubit turk kanë kontaktuar stafin e Torinos për t’u interesuar për kartonin e mbrojtësit kosovar.
Raportohet se kanë nisur bisedimet për transferimin e 28 vjeçarit.
Vojvoda aktualisht është pjesë e Torinos dhe në total ka zhvilluar 87 ndeshje me klubin italian, teksa ka arritur të shënojë 2 gola dhe të dhurojë 11 asiste.
Lini një Përgjigje