TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Qershor 2026, 16:04

Nagelsman në dyshim pas eliminimit zhgënjyes nga Botërori, Klop thyen heshtjen për stolin e Gjermanisë

Shkruar nga Pamfleti
Nagelsman në dyshim pas eliminimit zhgënjyes nga Botërori, Klop
Jyrgen Klop

Pas eliminimit të Gjermanisë nga Kupa e Botës, emri i Jyrgen Klop është përmendur gjerësisht në mediat sportive si një nga kandidatët kryesorë për të zëvendësuar Julian Nagelsman në stolin e përfaqësueses gjermane.

Ish-trajneri i Liverpulit ishte i pranishëm në stadium në cilësinë e komentatorit televiziv, ku u pyet në lidhje me mundësinë e marrjes së drejtimit të kombëtares.

Nuk kam menduar ende për këtë. Edhe unë, si trajner, kam përjetuar shumë herë situata kur një ëndërr e madhe është shkatërruar. E kuptoj që, kur flitet për trajnerin e kombëtares së Gjermanisë, përmendet emri im. Por nuk është momenti i duhur për të folur për këtë, sidomos jo me mua”, deklaroi Klop për “MagentaTV”.

Tekniku gjerman theksoi se aktualisht është i përqendruar tek angazhimi i tij profesional dhe nuk e sheh të arsyeshme të diskutojë për të ardhmen menjëherë pas eliminimit të kombëtares.

Kam një punë që e bëj me shumë kënaqësi. Dhe, nga sa kam dëgjuar, posti i trajnerit të Gjermanisë nuk është një punë me kohë të pjesshme. Sot Gjermania u eliminua dhe nuk është momenti që të mendoj për figurën e Jyrgen Klop”, përfundoi ai.

jurgen klop kombëtarja e gjermanisë

Lini një Përgjigje