TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Qershor 2026, 19:57

Skuadra e Serisë A “blindon” talentin shqiptar, i rinovon kontratën deri më 2030

Shkruar nga Pamfleti
Skuadra e Serisë A “blindon” talentin shqiptar, i rinovon
Gabriel Kulla-Sasuolo

Gabriel Kulla vazhdon të konfirmohet si një nga talentet më premtues shqiptarë në futbollin italian. Sulmuesi, i cili aktivizohet me ekipin Primavera të Sasuolos dhe përfaqëson Shqipërinë U-19, ka firmosur një kontratë të re me klubin italian, duke u lidhur me të deri më 30 qershor 2030.

Paraqitjet e tij të shkëlqyera gjatë sezonit të fundit kanë bindur drejtuesit e Sasuolos të sigurojnë të ardhmen e lojtarit me një marrëveshje afatgjatë. Kulla u dallua në kampionatin Primavera, ku u shpall edhe sulmuesi më i mirë i sezonit.

Në njoftimin zyrtar të klubit thuhet:

U.S. Sassuolo është i lumtur të komunikojë zgjatjen e kontratës së Gabriel Kullës deri më 30 qershor 2030.

Qendërsulmuesi i lindur në vitin 2008 ka kaluar tre sezone me fanellën e këtij ekipi, me të fundit në radhët e skuadrës Primavera. Në kampionatin U20, futbollisti 18-vjeçar ka spikatur me 16 gola dhe 8 asistime, duke merituar ‘Primavera Best Awards 2026’ si sulmuesi më i mirë.”

Kulla ka qenë një nga protagonistët kryesorë të skuadrës Primavera të Sasuolos gjatë sezonit të fundit. Me 16 gola dhe 8 asistime në kampionatin U-20, ai ka tërhequr vëmendjen jo vetëm të klubit të tij, por edhe të futbollit italian në përgjithësi.

Rinovimi i kontratës deri në vitin 2030 konsiderohet një tregues i qartë i besimit që Sasuolo ka te potenciali i sulmuesit shqiptar, i cili pritet të synojë së shpejti edhe debutimin me ekipin e parë në Serinë A.

gabriel kulla sulmuesi shqiptar sasuolo

Lini një Përgjigje