TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Korrik 2026, 08:07

Trajneri De la Fuente paralajmëron: Rruga drejt finales është e hapur, Yamal ende nuk ka treguar më të mirën

Shkruar nga Pamfleti
Trajneri De la Fuente paralajmëron: Rruga drejt finales është e
Trajneri De la Fuente

Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, u shpreh optimist përpara përballjes me Francën, duke theksuar se skuadra e tij është e gatshme për sfidën që vendos një vend në finalen e Kupës së Botës.

“Të arrish në gjysmëfinalet e një Kupe Bote është jashtëzakonisht e vështirë. Të gjithë kundërshtarët janë shumë të fortë, por edhe ne kemi një ekip të fuqishëm. Rruga drejt finales është e hapur”, deklaroi ai.

Në një intervistë për Cadena Ser, tekniku spanjoll e cilësoi Francën si një nga pretendentët kryesorë për titullin, duke theksuar se të dyja kombëtaret kanë evoluar që nga përballjet e mëparshme.

“Të dy ekipet janë përmirësuar dhe kjo ndeshje nuk do të ketë lidhje me atë që ka ndodhur në të kaluarën”, u shpreh De la Fuente.

Duke folur për talentin Lamine Yamal, trajneri tha se beson se lojtari ende nuk ka shfaqur versionin e tij më të mirë në këtë Kupë Bote.

“Ai është jashtëzakonisht i motivuar dhe ka shumë dëshirë të tregojë vlerat e tij. Duhet vetëm ta ndihmojmë të menaxhojë pak ankthin. Po kalon një proces krejtësisht normal rritjeje dhe pjekurie”, tha ai.

De la Fuente rezervoi fjalë vlerësimi edhe për kapitenin Rodri, të cilin e konsideroi si një element kyç të skuadrës.

“Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm, boshti i ekipit dhe më i miri në botë në pozicionin e tij”, deklaroi trajneri, duke veçuar gjithashtu kontributin e Pedrit, Fabian Ruiz dhe Zubimendit në mesfushë.

Sa u përket Nico Williams dhe Victor Muñoz, të cilët kanë pasur shqetësime fizike, De la Fuente siguroi se të dy janë në gjendje të mirë dhe la të kuptohet se mund të aktivizohen në ndeshjen ndaj Francës.

Lini një Përgjigje