Media spanjolle AS ka publikuar renditjen historike të futbollistëve me vlerën më të lartë të tregut, bazuar në kulmin e vlerësimit të tyre gjatë karrierës.
Në krye të listës ndodhen Lamine Yamal dhe Erling Haaland, të dy me një vlerë rekord prej 220 milionë eurosh, ndërsa pas tyre renditen emra si Vinicius Jr., Kylian Mbappé, Lionel Messi dhe Neymar.
Ja renditja e 10 futbollistëve më të vlefshëm në histori:
1.Lamine Yamal – 220 milionë euro (2026)
2.Erling Haaland – 220 milionë euro (2026)
3.Vinicius Jr. – 200 milionë euro (2024)
4.Kylian Mbappé – 200 milionë euro (2018)
5.Jude Bellingham – 180 milionë euro (2023)
6.Neymar Jr. – 180 milionë euro (2018)
7.Lionel Messi – 180 milionë euro (2017)
8.Michael Olise – 170 milionë euro (2026)
9.Raheem Sterling – 160 milionë euro (2019)
10.Pedri – 150 milionë euro (2026)
Vetëm 19 vjeç, Lamine Yamal ka vendosur rekordin historik falë rolit të tij si lider te Barcelona dhe kontributit në sukseset me kombëtaren e Spanjës, duke u bërë futbollisti më i vlefshëm që ka njohur ndonjëherë tregu.
Në të njëjtin nivel me spanjollin renditet Erling Haaland, i cili arriti vlerën rekord pas sezoneve të jashtëzakonshme me Manchester Cityn, ku vazhdoi të thyejë rekorde golash në Premier League dhe Champions League.
Në podiumin historik ndodhet edhe Vinicius Jr., që në vitin 2024 preku shifrën e 200 milionë eurove pas paraqitjeve vendimtare me Real Madridin, ndërsa Kylian Mbappé ishte lojtari i parë në histori që kaloi kufirin e 200 milionë eurove, menjëherë pas triumfit me Francën në Kupën e Botës 2018.
Në listë nuk mungojnë as emra legjendarë si Lionel Messi dhe Neymar, të cilët në kulmin e karrierës së tyre u vlerësuan me 180 milionë euro, ndërsa vend në “Top 10” kanë edhe Jude Bellingham, Michael Olise, Raheem Sterling dhe Pedri.
Lini një Përgjigje