Anti-Mafia20 Prill 2023, 11:45

1.3 miliardë lekë për vilën e Enverit, nipi i Spiro Kolekës i 'lan borxhin'' Komandantit

Shkruar nga Pamfleti
1.3 miliardë lekë për vilën e Enverit, nipi i Spiro
Enver Hoxha, Spiro Koleka dhe i nipi, Edi Rama

Megjithëse sipas informacionit nga Ministria e Financave, ky shpenzim  financiar nuk është planifikuar në buxhetin e vitit 2023 për Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare, kryeministri Edi Rama ka urdhëruar të hiqet nga fondi rezervë i emergjencave

Në këto momente krize, kur varfëria ka pllakosur vendin prej rritjes së çmimeve, inflacionit, shtimit të korrupsionit dhe gjobave nga 100 milionë Euro prej arbitrazhit, “Babloku i ri” i Shqipërisë do ri-konstruktojë vilën e Bablokut të diktaturës.

Sikur të jetë ky halli më i madh i shqiptarëve, Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare ka njoftuar më 18 prill, se ka hapur tenderin me fond limit 1.3 miliardë lekë me TVSH, për t’i “ri-jetëzuar” Vilën nr. 31 të Enver Hoxhës në ish-Bllok.

Megjithëse sipas informacionit nga Ministria e Financave, ky shpenzim financiar nuk është planifikuar në buxhetin e vitit 2023 për Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare, kryeministri Edi Rama ka urdhëruar që vlera 1.3 miliardë lekë të jepet nga fondi rezervë i emergjencave.

Përveç akordimit të fondit të madh vetëm për rikonstruksionin e vilës së paraardhësit partiak e sundimtar, Edi Rama ka urdhëruar që tenderi të bëhet brenda 1 jave, pra më 26 prill, pa sqaruar se përse është kjo procedurë e përshpejtuar si nevojë urgjente.

Në njoftimin zyrtar të tenderit, nuk ka projekt rikonstruksioni të Vilës nr. 31, mbasi siç thuhet, po e harton vetë Edi Rama sipas gustos të tij dhe teknikisht firma belge “51N4E” ku punon vajza e Linda Ramës, ndërsa firma ndërtuese që do marrë tenderin, do ta zbatojë.

Pas “ri-jetëzimit” që do zgjasë 1 vit, do bëhet mobilimi i ri i vilës dhe kompozimi i oborrit, sipas ideve të Edi Ramës, të cilat thuhet se do kushtojnë mijëra Euro të tjera, vlerën e të cilave do ta caktojë ai, “i madhi” i Shqipërisë./Pamfleti

1.3 miliardë lekë për vilën e Enverit, nipi i Spiro

enver hoxha edi rama vila 31 1.3 miliardë lekë