Dosja e zezë 5 Shtator 2023, 09:44

Alex Soros shfaqet si ambasador i SHBA-ve pranë Edi Ramës dhe ambasada ende hesht!

Shkruar nga Sokol Pepushaj
Alex Soros shfaqet si ambasador i SHBA-ve pranë Edi Ramës dhe ambasada
Aleksi me të atin Xhorxh Soros

Ambasada amerikane po e shfaq publikisht pasivitetin, në sinkron me 4 Klanet Mafioze që ambasadori Donald Lu i kishte kryqëzuar si kuçedrat që kanë ngrënë pasuritë e shqiptarëve dhe projektet e Amerikës për luftën pa kompromis në Ballkan...

Pozicionin e ambasadorit amerikan në Tiranë po e mbulon Alex Soros, është mesazhi që përpiqen të ngjisin mediat e korrupsionit në “murishtet” e rrënuara e plot fosile diktati të oazit, ku mafia ballkanike ka vënë kufi.

Kjo panoramë e zymtë, me “arnime” të Qeverisë më të zezë me “leckat” më qelbanike, ku misri ngjan xhuxh para hashashit, u intereson jo vetëm kryeministrit që ka humbur besueshmërinë e shqiptarëve, por edhe 3 Klaneve të tjera mafioze dhe opozitës, për të mbajtur në këmbë, këmbët e thyera të karrigeve të pushtetit kriminal.

Nuk erdhi Alexi si ambasador, por si dikur McGonigal, thua ti?

Këtu po, ke thënë gjysmën e të vërtetës, bëhet pazar me taksat e fatet shqiptarëve, se krye hajduti shqiptar sjell rreth vetes kë të dojë e si të dojë.

Po gjysma tjetër është ende e fshehur. Nuk lexohet, njëlloj si dosja e ish shefit të FBI-së, por deshifrohet nga fshatarët që shohin me sy realitetin e zi e kërkojnë rrugë të tjera.

Të gjithë maskarenjtë vrapojnë në një sens.

Një ndërhyrje digjitale në Qeverinë e hajdutëve, ku vetëm Olta Xhaçka, Frida Krifca, Evis Kushi dhe Edona Bilali, janë skarcitetet e vogla të zheleve të shëmtuara që i përcaktuan me detyrim e përcaktim Erion Veliaj dhe Aleksandër Soros, as e luftojnë korrupsionin, as e shqetësojnë ambasadën amerikane, sa fshatarët kanë dyshime se punën e ambasadorit amerikan këtu në Tiranë, e ka marrë përsipër Fondacioni famëkeq Soros.

Ky është problemi i madh.

Milionerët e SPAK-ut shtiren sikur do të arrestojnë milionerët e politikës dhe pushtetit; Edi Rama shfaqet si kryeministër i shqiptarëve megjithëse qeveris vetëm skandalet e përditshmërisë; Lulzim Basha ka marrë nga Lindita Nikolla titullin Kryetar i Grupit Parlamentar të opozitës, megjithëse ka vetëm 10 deputetë nga 18 që e detyron ligji; Sali Berisha forcohet duke marrë edhe mbështetësit e Gaz Bardhit; Aleks Soros vjen këtu e shet p*rdhë, sikur ka në dorë skeletet e skllevërve dhe kërbaçin skllavopronarëve, bashkon në dreka e darka, interesa dhe projekte antiamerikane, prokurorë e hajdutë, dhe largohet nëpër terr, pasi forcon mafien qeveritare të Lali Erit me Arbi Maznikun, Ervin Meten, Igli Hasanin, Anila Denajn, Albana Koçiun, që i bashkohen bandës së Belinda Ballukut dhe Taulant Ballës.

Çdo shfaqje duartrokitet nga kriminelët dhe fërshëllehet nga shqiptarët.

Ikni qelbanikë, pasi na rropët, po na çani edhe tr*pin!

Në fakt, ka kohë që togfjalëshi non-grata është zhdukur nga fjalori politik dhe ambasada amerikane flet me gjuhën e Edi Ramës. Madje ngjan, se jo vetëm personelin shqiptar që punon në të zezë aty, për t’u nxjerrë ujin e zi shqiptarëve, por edhe sistemin e sofistikuar diplomatik, e kurdis banda e Edi Ramës që edhe bashkëpunimi me SPAK-un e ka çuar deri në shkrirje të durimit që po derdhë gotën e ujit, ku tjetër, përveçse në rrjetet sociale.

Babloku ka krijuar në ambasadë një model bande që diferencon shqiptarët, një përfaqësi patronazhisto-diplomatike, të pa përfshirë sipas ligjit ndërkombëtar të trupave diplomatike në listën zyrtare të regjistrimit në punë.

Edhe në diplomaci krye hajduti ynë bën lëvizje si në Qeveri.

Andej e gjithandej, Alex Soros dhe Edi Rama, spastrojnë me lopatë të mafies, zhdukin ca mbeturina e riciklojnë ca qelbësira, vetëm e vetëm ta skllavërojnë këtë popull që po merr rrugët pa rrugë të braktisjes së vendit ndër më të bukurit e të pasurit në Europë.

Skandali i Bablokut me McGonigal po eklipsohet sa nga Fondacioni Soros që rrit aktivitetin, sa nga ambasada amerikane që shfaq publikisht pasivitetin, në sinkron me 4 Klanet Mafioze që ambasadori Donald Lu i kishte kryqëzuar si kuçedrat që kanë ngrënë pasuritë e shqiptarëve dhe projektet e Amerikës për luftën pa kompromis në Ballkan.

Si shumica edhe pakica, shumicën e votave i kanë nga non-gratat.

Drejtësia e padrejtësia, diplomacia e mafia, opozita e media, këtej ku ndikimi mbi çdo cep të ekonomisë vlerësohet si e drejtë e Bablokut, kanë pamje, frymë e shpirt absurdi.

Por skandali që nxin jo vetëm të sotmen, por edhe të nesërmen e përtej, nëse nuk e ngrejmë zërin në kupë të Qiellit, deri në Shtëpinë e Bardhë, është skandali ku Aleks Soros shfaqet si ambasador i SHBA-ve pranë Edi Ramës dhe ambasada ende hesht!/Pamfleti

aleks soros ambasada amerikane edi rama