TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë26 Maj 2023, 15:04

Barbari i 26 majit 1996 dhe “non grata” dështak i 14 majit; i ka shterur “vaji në kandile”

Shkruar nga Pamfleti
Barbari i 26 majit 1996 dhe “non grata” dështak i 14 majit; i
Sali Berisha

Koha nuk është e njëjtë por është i njëjti personazh i “pa gdhendur”/ Me profil të degraduar e “Mit” të thyer brenda kampit “blu”; i pafuqishëm për të shuar zërat kundër; i gjendur në fund të rrugëtimit politik e në përballje me SHBA, Sali Berisha po lufton të jetë në krye deri “frymën e fundit” e të rrëmbejë PD-në, që i duhet shumë në këtë moment kapitullimi...

Nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, 50 kandidatë pranuan humbjen e madje uruan rivalët socialistë, përveç kandidatit Arjan Hoxha të Kamzës, Luçiano Boçit të Elbasanit, Lefter Maliqit të Kuçovës e Shkëlqim Hoxhës të Rrogozhinës, që kanë paraqitur prova për vjedhje votash.

Mirëpo Sali Berisha nuk e pranon humbjen, jo ngaqë nuk fituan kandidatët, se për ta nuk do t’ia di, por sepse humbja është përgjegjësi totale e tij, si drejtues i garës zgjedhore në krye të 90% të PD së ndarë, prandaj demokratët, për hatër të moshës po i kërkojnë “largim si humbës”.

Gjithsesi, është punë e deputetëve e militantëve të Foltores, nëse do ta largojnë apo do ta mbajnë 80-vjeçarin Sali Berishës, “prijës” pa parti, pa vulë, pa struktura legjitime, pa mbështetje ndërkombëtare, të izoluar me damkën “non grata” e me humbjen më të turpshme.

Me profil të degraduar dhe “Mitin” e thyer brenda kampit “blu”; i pafuqishëm për të shuar zërat kundër; i gjendur në fund të rrugëtimit politik e në përballje me SHBA, Sali Berisha po lufton të jetë në krye deri në “frymën e fundit”, sepse i duhet shumë në këtë moment kapitullimi e makthesh.

Duke qenë se nuk ka më forcë diktati për të marrë PD-në dhe për të sunduar si 30 vite deri në shtator 2021, Sali Berisha po përdor skemën e zbehjes së humbjes dhe ngecjen e shkaqeve te fituesi, tentativë që po i dështon për shkak se nuk ia beson si alibi as familja e tij.

Sepse akuza në gojën e Saliut dhe kërkimi i drejtësisë së votës prej tij, shqiptarëve e demokratëve ua rikthen kujtesën te masakra zgjedhore e 26 majit 1996, që simbol kanë Salën.

Koha dhe modeli i votimeve të 26 majit 1996, nuk janë të njëjta me votimet e 14 majit 2023, por është i njëjti personazh “i pagdhendur” e me dy fytyra: atëherë vidhte votat e masakronte qytetarët me polici, ushtri, SHIK e banda kriminale, ndërsa tani ankohet për vjedhje e votash me dhunë psikologjike.

Nuk themi, që Saliu të mos ankohet për manipulim, blerje e vjedhje votash, por këtë alibi të mos e përdor si “kartë morale” për t’i shpëtuar përgjegjësisë si humbës i përdhosur, sepse si numër kryetarësh të bashkive, humbja ishte 90%; e 90% vjedhje votash nuk bëhen as në Nigeri, Ugandë, Mozambik, Siri, Libi, Sudan, Bangladesh etj.

Por Saliu, tashmë që i ka mbaruar “vaji i kandilit”, ka nevojë të justifikojë dhe bëjë zero dështimin e tij, për ta kthyer nga humbje katastrofike, në “kauzë” për të mbajtur pozitat që ka, si ri-start për rrëmbimin ligjor të PD, ndërsa si ndërtesë e ka rrëmbyer me dhunë./Pamfleti

sali berisha barbari i 26 majit dështaku i 14 majit vaji në kandile

Lini një Përgjigje