Dosja e zezë25 Maj 2023, 10:19

Mos u ngopshi! 

Shkruar nga Pamfleti

Mos u ngopshi! 

Sipas Qorit, paga e deputetit në Shqipëri do të bëhet sa 39-fishi i pensionit minimal dhe 21-fishi i pensionit mesatar në qytet.

Lëvizja Bashkë po proteston sot para parlamentit kundër rritjes së pagave për pushtetarët.

Teksa parlamenti miraton sot projektligjin që rrit rrogat e ministrave dhe deputetëve, Lëvizja Bashkë e drejtuar nga Arlind Qori është mbledhur para parlamentit për të protestuar kundër këtij ligji.

Protestuesit mbajnë në duar një pankartë “Mos u ngopshi”, teksa kanë hedhur dhe para false në tokë.

Sipas Qorit, paga e deputetit në Shqipëri do të bëhet sa 39-fishi i pensionit minimal dhe 21-fishi i pensionit mesatar në qytet.

“Ata nuk nderojnë as statusin, as zgjedhësit e tyre. Jemi mësuar që në krye të institucioneve të ketë njerëz thellësisht injorant dhe halabakë. Njerëz që në një shoqëri të drejtë nuk e di a do gjenin punë, ose me shumë gjasë do përfundonin në burg për delinkuentë. Në vend që personi në fjalë të përfundonte në burg si hajdut xhepash, e kemi sot deputet, e kemi një nga pronarët më të mëdhenj të marketi. Një njeri që nuk ka frikë as nga ligji dhe as nga reagimi i qytetarëve. Pushtetin nuk e kanë marrë nga populli, por ia kanë marrë popullit. Në vendet demokratike deputetët studiojnë shumë, gjithë kohës janë në Komisione parlamentare, studiojnë përvojën e vendeve të tjera. Lexojnë libra dhe situata të ngjashme.

Në Shqipëri, deputeti mesatar, përveç se është injorant, nuk bën asgjë nga mëngjesi në darkë, thjesht 2 muaj para zgjedhjeve ingranohet në lagjen e vet. Ku me blerje vote, ku me intimidime merr votat. Sot do i dyfishojnë pagën vetes. Në Shqipërinë tonë pensioni minimal është sa askund tjetër në Europë. Imagjino të jeni pensionist dhe të jetoni me 80 mijë lekë të vjetra. Rroga e deputetit do të jetë sa 39 pensione minimale. Do të jetë sa 21 pensione mesatare. Ky është skandal i padëgjuar në asnjëlloj vendi. Bëra krahasime në vendet e tjera, në Itali më rezultoi që paga bazë e deputetit në Itali është 5 mijë euro, pensioni minimal është 600 euro. Bëni pjesëtimet dhe do u dalë 8-9 fishi. Në Shqipëri është 39-fishi i pensionit minimal. Një deputet sot do të marrë rrogë sot 6-7 herë më të lartë se rroga e një polici. Tani janë në hije, pastaj janë do dalin në diell. Ku mund të qëndrojë ky vend, si mund të ketë kaq shumë pabarazi?! Ata që na qeverisin nuk duan t’ja dinë për popullin, ata mund të vijnë pas një jave dhe ta bëjnë 15 milionë. Pse jo? Do na gjejnë një shembull në botë dhe do na e thonë. Pa pyetur fare për pagat e punëtorëve, pensionet. Kjo nuk është ndarje mes qeverisë dhe opozitës së vjetër, kur shkon puna tek paratë dhe për të vjedhur ata janë bashkë. Nuk jetohet më kështu, Shqipëria po zbrazet nga studentët dhe nga rinia.”, tha ai.

Ndërkohë ka filluar seanca plenare në Kuvend. Drafti për rritjen e pagave pa humbur kohë u fut në rendin e ditës pak ditë pas miratimit në Komisionin e Ekonomisë.

Parlamenti pritet të miratojë sot dy projektligje, që janë pjesë e reformës së pagave, më e madhja që do të aplikohet deri më sot.

Bëhet fjalë për rritjen e pagave të të gjithë administratës publike.Bashkë me administratën do të rriten dhe pagat e deputeteve dhe ministrave, behet fjale gati për dyfishimin e tyre.

Mazhoranca dhe opozita bashkuan votat në Komisionin e Ekonomisë ditën e martë për rritjen e tyre.

Reforma ka një kosto totale prej 39 miliard lekësh. 

lëvizja bashkë arlind qori