Amerika nuk e shpëton Altin Dumanin, nëse ai nuk heton pasuritë e familjeve Berisha dhe Rama...
Abuzimi me fuqinë e ligjit, ka krijuar një klimë dramatike me tensione publike, politike dhe diplomatike.
Publiku kërkon hetimin e pasurive të 4 Klaneve Mafioze dhe 20 familjeve kriminale, politika lundron mes idealit dhe imoralitetit, duke kërcënuar me burg cilindo prokuror që guxon të prekë djalin e Sali Berishës, vëllain e Edi Ramës, apo cilëndo vëllazëri që gërryen si kancer shtyllën kurrizore të viktimave të përhershme, institucioneve dhe interesave në mbijetesë dëshpëruese, diplomatët perëndimorë dihaten nga ngarkesat dhe shkarkesat e reve që janë gati të lëshojnë rrufe, pse jo edhe mbi ata.
Fatkeqësisht, kriminelët nuk janë heronj të heshtur të absurdit relativ, por një reliev i përsosur për spektakle antiamerikane.
Në pasqyrën artistike, kjo palo drejtësi shfaqet e deformuar dhe ajo Amerika sorosiane, e dëshpëruar.
Kreu i SPAK-ut Altin Dumani, i sulmuar jo vetëm nga 4 Klanet Mafioze, por nga gjithë kurba e hajdutëve dhe shumë kolegë, është zënë nën peshën e rëndë të dosjeve thithëse dhe “thikave” therëse.
Dosjet e trasha thithin gjinjtë e vilave të Gjirit të Lalzit, kokainën e vëlla Olsit, lëngun e boronicave të Shkëlzen Berishës, tymin e inceneratorëve që nuk ekzistojnë, parfumin e Parajsave Fiskale dhe fletoreve të feshitizuara si hyjni hajdutësh, ndërkohë që heshtat e mprehta të Saliut dhe Edit, shpojnë të nesërmen jo dhe aq të sigurtë të kreut të SPAK-ut.
Kryefjala e ditës, nuk ngjan të jetë arrestimi i Peshqve të mëdhenj, por fati i Altin Dumanit pas zgjedhjeve të 11 majit.
Çdo prokuror, hetues apo gjykatës të ndershëm, Sali Berisha dhe Edi Rama e kanë futur në rreth të kuq.
Kërcënimi me burgosje për kreun e SPAK-ut është serioz.
Pas zgjedhjeve parlamentare, nëse do të kemi këtë klasë politike, pluhuri që ngrejnë hajdutët synon të mbulojë të gjitha dosjet e familjes kryeministrore dhe 3 Klaneve të tjera mafioze.
Gjithsesi, deri atë ditë, do të rrjedhin shumë ujëra, ndoshta më të turbullta se deri sot, por ajo që ne gjykojmë, është se as Amerika nuk e shpëton Altin Dumanin, nëse ai nuk heton pasuritë e familjeve Berisha dhe Rama, pasi pasuritë dhe krimet e tyre janë të frikshme./Pamfleti
Lini një Përgjigje